'Bisedë për zhvillimet në Shqipëri', Dule dhe Tavo takim me kryeministrin grek në Janinë

'Bisedë për zhvillimet në Shqipëri', Dule dhe Tavo takim me kryeministrin grek në Janinë

Vangjel Dule , Kryeministri grek Tsipras dhe Vangjel Tavo

Aleati i PD-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo së fundmi kanë zhvilluar një takim më kryeministrin grek, Alexis Cipras.

Sipas mediave greke, Cipras ka folur me Dulen dhe Tavon për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për sfidat që ballafaqohet minoriteti grek. Takimi mes tyre është zhvilluar në Janinë pas një fjalimi që mbajti aty kryeministri grek.

“Kryeministri grek u foli dy përfaqësuesve të minoritetit grek për zhvillimet në Shqipëri, sfidat me të cilat ballafaqohet pakicat, reformat dhe perspektiva e saj për anëtarësim”, bëjnë me dije mediat fqinje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë