Sipas tij për mungesën e ndëshkimit përgjegjësi ka prokuroria dhe gjykata që nuk finalizojnë ankesat dhe denoncimet e qytetarëve. Dukë iu referuar reformës në drejtësi si thelbësore për luftën ndaj korrupsionit ministri Çuçi tha se nuk pret që gjykata Kushtetuese të pengojë ligjin e Vettingun.
Ministri për pushtetin vendor u shpreh gjithashtu se reforma territoriale po jep frytet e saj dhe do të ndihmojë edhe në zbatimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Duke folur për zhvillimet në PS si i deleguar në qarkun e Gjirokastrës , Çuçi tha se prej tre muajsh Koço Kokëdhima është jashtë çdo strukture në këtë qark.
Ardhja e disa ekspertëve nga Gjermania dhe Austria që do asistojnë në vendin tone për luftën kundër korrupsionit, si do jetë kjo ndihmë?
Është e vërtetë dhe është një lajm i mirë për institucionet dhe shqiptarët. Bashkëpunimi do të shtrihet në disa institucione si Inspektorati i lartë i pasurive, Komisioni qendror i zgjedhjeve, Kontrolli i lartë i shtetit . Ky bashkëpunim është me një rëndësi të veçantë sidomos për ILDKP në momentin që ky inspektorat ka marrë barrën e implementimit të reformës në drejtësi. Jam i kënaqur që ekspertët janë këtu, ishte një lloj komunikimi që u bë, dhe unë kam insistuar qe të jetë konsorciumi gjermano-austriak për shkak të seriozitetit që kanë këto vende në luftën ndaj korrupsionit. Sot kemi këtë konsorcium austriako-gjerman që do na asistojë për 30 muajt në vijim.
Cilat do të jetë kompetencat e ekspertëve?
Roli vendimmarrës është i institucioneve dhe autoriteteve shqiptare,ekspertët do të jenë aty për ta zhvilluar e udhëhequr vendimmarrjen në një rrugë profesionale. Ky është qëllimi i këtij binjakëzimi por vendimmarrja është e shqiptarëve e institucioneve shqiptare. Padiskutim që ekspertët do të ushtrojnë presion pozitiv mbi këto institucione për të rritur profesionalizmin, pasi korrupsioni zhvillohet edhe për shkak të mungesës së profesionalizmit. Vendimmarrja do të jetë në dorën e institucioneve tona.
Po KQZ pse është përfshirë në këtë projekt?
KQZ është përfshirë veçanërisht për çështjen e financimit të partive,. Është një nga pikat me të diskutueshme përsa i përket zgjedhjeve dhe kemi akoma për të bërë në krijimin e rregullave që na çojnë në përmirësimin e sistemit të financimit të partive.
PD kërkon që financimi i partive në fushatë të jetë vetëm nga shteti, ju keni një qëndrim ?
Kjo është një nga opsionet, kjo është pjesë e komisionit të reformës zgjedhore, ekspertët do sugjerojnë, vendimmarrja politike ekzekutohet në komision. Por është një nga opsionet.
Çfarë synohet me këtë binjakëzim në punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit?
KLSH kontrollohet nga parlamenti e s’marr përsipër të bëj ekspertizë të produktit që bën, ka shumë për të bërë dhe ka pasur debate për produktin, por parlamenti ushtron kontroll mbi punën e KLSH. Nuk varet nga qeveria, asistenca do fokusohet për të rritur performancën në mënyrë që të kemi kontrolle apo produkte të këtij institucioni që të jenë të afta për të kaluar edhe filtrin e institucioneve ligjzbatuese siç është prokuroria e gjykata.
Duke folur për reformën në drejtësi , Kuvendi ka vendosur të shtyjë ligjin për krijimin e KLGJ dhe KLP? Pse kjo shtyrje dhe a Ka tendence zvarritje?
Jo, s’ka tendencë për zvarritje, nëse ka vend për një bashkëpunim midis mazhorancës e opozitës duhet shfrytëzuar. Duke qenë se dhe PD ka hapur një hapësirë për të pasur konsensus mazhoranca është e gatshme dhe kjo sjellje tregon gatishmërinë e mazhorancës për të arritur konsensus brenda kushtetutës. Mendoj se mund të ketë hapësirë për të arritur konsensus në draftin final, gjëra të vogla, por nëse kalohet me konsensus është gjë e mirë
Po nëse nuk arrihet konsensusi ?
Pavarësisht nëse arrihet ose jo konsensusi ligji do miratohet e do fillojë zbatimin shumë shpejt dhe do ketë rezultate shumë shpejt të kësaj reforme.
Kur do të nisë të japë rezultatet e para reforma në drejtësi ?
Nëqoftëse nuk do kishim penguesit e mëdhenj të reformës përballë ne do kishim filluar zbatimin konkret, por ka një front i cili po i del ndesh reformës por që besoj se janë përpjekjet e fundit dhe reforma pavarësisht me vonesën që shkaktohet, shumë shpejt do nisë zbatimin pasi është e pakthyeshme.
I trembeni faktit se gjykata kushtetuese do të rrezojë ligjin e Vettingut?
Unë nuk i trembem faktit se s’besoj se ka çështje kushtetuese sepse ka kaluar të gjitha filtrat edhe ligji i vettingut, u miratua me 140 vota në kuvend, mendoj që edhe vetë PD nuk ka atakuar gjithë ligjin por 2-3 momente. Mendoj se nuk do të jetë pengesë vendimi i kushtetueses për ta çuar përpara fillimin e zbatimit të reformës dhe fillimi është ligji i vettingut. Asgjë nuk ndodh nëse nuk krijohet kjo strukturë.
Ju po prisni reformën por në 3 vite çfarë rezultatesh ka arritur qeveria në luftën kundër korrupsionit?
Luftën kundër korrupsionit e kemi bazuar në parandalim, ndërgjegjësim e ndëshkim . Për dy të parat mendoj e ka pasur shumë rezultate duke nisur nga modernizimi i shërbimeve, përmirësimi i procedurave për parandalimin e korrupsionit, apo dhe ndërgjegjësimi për korrupsionin duke nisur që në shkolla. Kemi një projekt shumë të madh me synim parandalimin e korrupsionit që lidhet me modernizimin e dhënies së shërbimeve në hipoteka dhe këtë do e shtrijmë në 18 qytete kryesore të vendit dhe më pas në gjithë shërbimet e qeverisjes qendrore. Kemi projekte për qeverisjen vendore, 60 shërbime të bashkive që ne do i modernizojmë dhe do i japim në mënyrë të dixhitalizuar. Lidhur me ndëshkimin, këtu puna çalon, pasi ne kemi bërë çfarë mund të bëjë qeveria duke hapur një portal për korrupsionin që funksionon me shumë efikasitet sepse menjëherë kur ti sapo raporton vihet në lëvizje mekanizmi për çështjen por problemi ngec tek ndjekja. Shumica e çështjeve nuk përbëjnë çështje penale, pra ato që çohen kanë pengesë në hetimin e rastit nga prokuroria e gjykata. Rezultatet e statistikat lënë për të dëshiruar. Ne nuk kemi peshq të mëdhenj apo tri gra që duhen kapur.
Reforma territoriale a po zbatohet dhe a ka rezultate konkrete ?
Në tërësi kam qenë i bindur që është shumë e rëndësishme reforma, për të gjitha arsyet që kemi ë përmendur dhe mendoj se frytet nuk po vonojnë, nuk duhet të mendojmë se e nesërmja jep tablo tjetër, reforma është mekanizmi që krijon kushtet përmirësohet qeverisja vendore e bëhet moderne. Aty ku ishim do shkonim tek falimentimi 90% te njësive vendore. Ne e thelluam decentralizimin dhe kemi frytet e para nga rezultatet që kemi nga kompetencat që i kemi dhënë qeverisjes vendore. Mund të përmend sistemin e ujitjes e kanalizimit ku ka ndryshim spektakolar nga bashkitë për hapjen e kanaleve si rezultat i ndarjes dhe dhënies së kompetencave. Falë kësaj reforme flasim për sistem të integruar të përpunimit e mbledhjes së mbetjeve. Falë kësaj reforme po bëjmë strategji të qartë që të kemi një Shqipëri më të pastër.
Si do te zbatohet ligji për mbetjet kur deri tani ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve ka dështuar?
Padiskutim që, ligji i mëparshëm i mbledhjes së integruar ka dështuar pasi kemi patur deri vonë ndarjen e vjetër territoriale dhe vetëm këtë vit ka nisur ndikimi nga ndarja e re territoriale. Sot kam pasur një takim për ndarjen e mbetjeve që në burim ku në krah të njëri -tjetrit do jetë bashkia e ricikluesit, kjo reformë është më e duhura për të pastruar vendin tonë sepse ka edhe forma me djegie e groposje por nga pikëpamja mjedisore nuk janë të pranueshme por të kritikueshme. Biznesi i riciklimit po përfiton terren sepse këto lëndë i çon në qarkullim.
A ishin sot në takim me ju dhe përfaqësues të bashkive të djathta ?
Kishim në takim edhe përfaqësues të bashkive që drejtohen nga PD. Bashkëpunim ka, por sot nuk folëm për politikë por si ta bëjmë më mirë këtë punë. Bashkitë kanë interes për pastërti dhe biznesi ka dëshirë të fitojë më shumë. Në vit janë ricikluar 120 mijë ton mbetje dhe po të mos ishte ky biznes do kishim 120 mijë ton me plehra të groposura. Ka një debat për punën e import-eksportit. Është e qartë dhe ka pasur vend më shumë për të komunikuar me njerëzit për të sqaruar ligjin më mirë. Por a e dini që Shqipëria ka eksportuar mbeturina vetëm vitin e kaluar 500 ton karton,kanë shkuar si mbetje në eksport. Ky është një treg që ekziston dhe madje ka disa vende që po tentojnë ta ndalojnë eksportin e mbetjeve të tyre të kësaj natyre drejt vendeve të tjera. Ligji i ri që lejon vetem 5 artikuj i jep mundësi industrisë së riciklimit të zhvillohet në mënyrën më të gjelbër të mundshme.
A e demotivon importi, industrinë e riciklimit për të marrë si lëndë të parë mbetjet e vendit?
Padiskutim se është edhe ky diskutim se a do e demotivojë biznesin për të mbledhur mbetjet në vend duke qenë se lejuam importin? Unë them që jo, sepse sado lirë ti marrin nga vendet e tjera prapë se prapë mbeturinat që krijohen në vend janë gjithmonë më lirë e më konkurruese dhe biznesi bën kalkulimet e veta. Nuk është mekanizmi i lejimit të importit të këtyre produkteve nuk është demotivues por e forcon biznesin që të hyjë e të gjejë më bashkitë mënyra për ndarjen në burim të mbetjeve. Ky është biznes i gjelbër. Më vjen keq që ka akoma lëvizje shoqërore që nuk duan të dëgjojnë sepse pjesa më e mirë e OJF-ve që ka qenë në 20 vite pararojë e politikave mjedisore në vend e që kanë kundërshtuar çdo veprim të çdo qeverie kur është prekur mjedisi, pjesa më e shëndoshë e tyre janë në krah të këtij ligji sepse janë të bindur dhe janë promotorë të këtij realiteti.
Megjithatë a do ishte më mirë dhe më demokratike qe këtë vendim të mos e merrnin 63 burra dhe gra por qytetari me referendum?
Ka shumë rëndësi dallimi i ligjit të parë me këtë ligj, s’do tju thuash qytetarëve, a je dakord ti që të importojmë karton? Pyetje është kjo? Është si të thuash a je dakord të importosh makarona sepse shteti nuk funksionon, për këtë do e pyesni qytetarin?
Pyetja do të ishte e njëjtë me atë që u përdor në kërkesën për referendum tre vjet më parë ?
Nuk u shtrua asnjëherë pyetja,çështja është se ligji ndryshon shumë, ai i pari i hapte rrugë djegies së mbeturinave dhe ne me ligjin e ri e kemi ndaluar importimin për djegien dhe aty ku ti hap rrugën për import për djegie aty fillon pikëpyetja e madhe. Por ti në asnjë rast, kur thua që importon për riciklim, çdo gjë flet për një tokë më jetëgjatë dhe për një qytet më të pastër. Referendumi është i mirë, por jo për çdo gjë mund të bëhet referendum.
Flasim pak për PS e Gjirokastrës ku jeni i deleguar tashmë, si janë raportet e Kokëdhimës në Gjirokastër?
Unë s’mund të marr përsipër të them raportet e Kokëdhimës me PS, unë për informacion mund të them se Kokëdhima nuk është në Gjirokastër prej 3 muajsh kur unë jam deleguar atje, Kokëdhima nuk është e s’ka qenë në këto 3 muaj asnjë ditë si përfaqësues në Gjirokastër.
Çfarë po ndodh në partinë socialiste, a ka kosto largimi i dy deputetëve?
Çdo ndarje ka kosto por në pikëpamjen e gjerë nuk mendoj se ka kosto elektorale, por pragmatike pasi na ikin dy vota në momente të rëndësishme por mazhoranca nuk është e kërcënuar nga 2 ose 3 vota. Lidhur me zgjedhjen e dy deputetëve, është zgjedhje e tyre dhe ata e shohin në këndvështrim tjetër çështjen e zhvillimit të vendit e politikës. Nuk bien dakord me kursin e PS dhe është e ndershme që të thonë se nuk na përpuqen pikëpamjet. Rruga më e ndershme e ndjekur në këto raste nga ata deputetë.
Keni vështirësi në Gjirokastër ?
Vështirësi ka patjetër sepse ne kemi bërë reforma të thella në tre vite, kur ne jetojmë gjatë ditëve, muajve por kur kthehemi prapa shohim që është bërë shumë për Shqipërinë, ka pasur kosto edhe reformat por pa këto reforma Shqipëria nuk mund të ecë përpara e të zhvillohet. Në këtë rast ka fituar domosdoshmëria që ne të kalojmë në një fazë tjetër mbi koston elektorale që është atje dhe ne do flasim me qytetarët se kjo bëhet për të mirën e përbashkët
Do të jeni i pari në listen e Gjirokastrës?
Pak rëndësi ka kjo
Nuk jeni ambicioz?
Jam ambicioz por është gjëja më pak e rëndësishme.