Më gënjyet, më premtuat se brekët që shisni ju janë të forta, kanë elasticitet, siguri, mbrojtje dhe garanci. Më mashtruat e më thatë që pavarësisht zgjedhjeve të majit 1996 kur vodhët 800 mijë vota e rrahët gazetarët dhe opozitën me Shik-un e Gazidedes, brekët tuaja ishin me mbrojtje matanë oqeanit. Madje, madje edhe 50 miliardë lekët që humba në fajde mi përlatë me justifikimin e futjes poshtë brekëve tuaja.
2300 vrasjet e mënxyrës së 1997-ës i amnistuat "me gjasme grabitjen e brekëve tuaja" dhe deri në vitin 2005 kur erdhët në pushtet, shpresoja në arrnimin e këtyre brekëve...
I mbajta veshur këto brekë pa i ndëruar por mu grisën nga predhat e Gërdecit të Shkëlzen Berishës dhe Fatmir Mehdiut në mars të 2008-ës, mu skuqën nga vjedhja e Sport Klub "Partizanit" të Jamarbër Malltezit, mu zverdhën nga karshillëku i dyqanit tënd moj Arminë në Bllok, mu snajperizuan me 4 vrasjet e janarit 2011, nga pengesa e reformës në drejtësi bashkë me Petrit Vasilin mu ndryshkën, mu vrimosën nga përçarja e yshtur Veri-Jug me Xhelal Mziun, mu këllirosën nga prudenca që i bëni Ilir Metës si familje biologjike dhe politike derisa sot mi zhveshi Amerika. Mi zhveshi e më la nudo, cullak krejt fare por teksa eci rrugëve kështu lakuriq ndihem më rehat me allatet lëshuar sesa mbuluar me brekët e stiluara nga Sali Berisha.
Ndihem rehat dhe i çliruar pa brekët që bleva te ju në vitin e largët 1992. Brekë të vjedhura, të grisura, të gjakosura, të ndyra, të zverdhura nga dhjerja e barkut që u shpëlau sot!
/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.3%
-
Keq
61.6%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1509
Lajme të tjera
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Edison Ypi: Hidhu Doktor
24 Prill, 12:51
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?
23 Prill, 17:48
-
'Partizani', raporti i DASH rrëzon pretendimet e Berishës: S'ka të arrestuar politik! Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë
22 Prill, 21:00
-
DASH raport për Shqipërinë: Probleme në pavarësinë e gjyqësorit! 'S'ka arrestime politike'! 'Syri' spiunoi gazetarët e vet për të siguruar nëse respektonin linjën politike të pronarëve
22 Prill, 20:21
-
Distanca 'higjenike' Berisha-Meta
22 Prill, 20:11
-
Ylli Pata: Zgjedhjet që nxorën jashtë loje 'dyshen legjendare'
22 Prill, 20:00
-
Meta përgatitet me susta për të protestuar poshtë ballkonit të Berishës: Pas Konventës, do këndojmë ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’
22 Prill, 13:37
Ar Mina, mos u merzit. Ka ishuj kudo.Nuk e blen dot nga perendimi? Blije nga lindja,per inat te amerikes
PërgjigjuZ. Bledi t’u shtofte jeta!! Me e goditur se kaq nuk ka ku te shkoje fjala jote! Bravo!
Përgjigju