Report Tv zbardh ankimin e depozituar në gjykatë, ku avokati i Tahirit argumenton se ish ministri është i gatshëm të përballet me drejtësinë dhe s’ka ndërmend të largohet nga Shqipëria.
Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri apelon vendimin e gjyqtares Liliana Baku që pak ditë më parë i bllokoi pasaportën, kartën e identitetit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë për të mos dalë jashtë vendit.
Report Tv ka siguruar një faksimile të ankimi depozituar këtë të hënë pranë gjykatës së krimeve të rënda ku në 10 faqe avokati i Tahirit, Maks Haxhija argumenton se përse duhet rrëzuar kjo masë.
Sipas argumenteve të Haxhiajt, Tahiri nuk është person i rrezikshëm, nuk kërkon ti shmanget hetimit, nuk ka asnjë akses në provat apo hetimet që po kryen prokuroria dhe është i hapur për të qenë përballë drejtësisë sa herë i kërkohet”.
Më 15 dhjetor 2017 ish ministri Tahiri u njoh zyrtarisht me vendimin e gjykatës që i bllokonte pasaportën ndërsa në seancën gjyqësore ai deklaroi se nuk ka asnjë problem me daljen jashtë vendit dhe ishte i gatshëm të qëndronte dhe në burg, por kundërshtonte principin mbi të cilin kishte vepruar gjykata pa asnjë provë të re.
Tahiri është duke u hetuar me dyshimet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe trafik narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.
Ky apel i Tahirit vjen një ditë pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria italiane e Catanias ku emri i ish ministrit nuk përfshihet në asnjë rresht në materialin hetimorë ndërsa aktiviteti kriminal i trafikimit të 20 milion euro i faturohet 15 të dyshuarve mes tyre dhe Moisi Habilajt.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

(Ankimimi në Apelin e Krimeve të Rënda)
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO








