Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Rinasit gjatë së enjtes për shkak të ndërprerjes së disa fluturimeve.
Mësohet se paralizimi i pistës ka ardhur për shkak se koncesionari i Rinasit nuk kishte marre furnizimin me kripe gjë që do pengonte bllokimin e saj nga dëbora dhe akulli.
Aeroporti ka mbetur për 12 orë në kaos, ndërkohë që qytetarët janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë shpjegim për fatin e fluturimeve.
Disa prej tyre thanë se kompanitë ajrore dhe shoqëria koncesionare që menaxhon aeroportit fajësuan njëra tjetrën për situatën, duke shmangur përgjegjësitë e secilës palë.
Orët e gjatë të pritjes u shoqëruan edhe me përplasje mes udhëtarëve në pritje e punonjësve të aeroportit.
Vetë kompania kineze që zotëron tashmë aeroportin e Rinasit ka njoftuar zyrtarisht anulimin e të paktën pesë fluturimeve.
Konkretisht është anuluar udhëtimi Tiranë – Beograd, i planifikuar në orën 04:14, fluturimi drejt Fiumicinos, drejt Malpensës, Bolonjës e Venecias.
Fluturimet në pistën e Rinasit rinisën vetëm sot në orën 11:00 të paradites, pas rritjes së temperaturave dhe shkrirjes së akullit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO