Bojaxhi: Landfilli i Sharrës i
keqmenaxhuar, shkak sëmundjesh

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi keqmenaxhimin e landfillit të Sharrës duke deklaruar se aty mblidhen mbetjet urbane, ndërtimore, spitalore apo mbetje të tjera te rrezikshme dhe pasojat e shtrihen në gjithë zonën e Tiranës, Durrësit dhe fshatrave të tyre.

Sipas Bojaxhi, helmimi i ajrit, ujit dhe tokës si pasojë e çlirimit të lëndëve të rrezikshme janë shkak i sëmundjeve kronikë në Tiranë.
 
 “Për shkak të keqmenaxhimit, në këtë landfill ka zjarre të herëpasherëshme dhe në vend që mbetjet të përpunohen, derdhen në formën e lëngjeve të helmuara direkt në ujërat e lumit Erzen  dhe me pas ne det. Këto burime ujore përdoren për ujitjen e tokave bujqesore dhe të atyre ushqimeve që ne ushqehemi. Ky është shkatërrimi mjedisor dhe bombë me sahat. Kjo vjen nga korrupsioni, paaftësia dhe keqmenaxhimi të qytetit nga kryebashkiakët partiakë”, tha Bojaxhi.
 
Gjergj Bojaxhi u angazhua  se me marrjen e mandatit në krye të Bashkisë, prioritetet në lidhje me këtë landfill do të jenë mbetjet do të kompaktësohen dhe mbulohen në mënyrë të përditshme dhe moslejimi i personave të paautorizuar të punojnë me riciklimin e mbetjeve brenda territorit të landfillit duke krijuar fitime të paligjshme për subjekte të dyshimta.
 
Bojaxhi premtoi se brenda 4 viteve të ardhshme do i jepet zgjidhje perfundimtare problemit të depozitimit të mbetjeve urbane në Tiranë me fillimin e investimit për një landfill të ri për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë katastrofë nga qyteti i Tiranës.
 
bojaxhi

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat