Boksieri shqiptar me renditjen më të lartë në botë, Bermeta: S’ndalem me kaq, së shpejti tituj të tjerë

Titulli i fituar më 11 korrik në Tiranë e ka shndërruar në boksierin më të mirë shqiptar. Alban Bermeta aktualisht renditet i 22 në BoxRec për peshat e mesme, por në kategorinë e titullit WBO Global 33-vjeçari mban vendin e 12 në botë.

“Më 19 tetor në Londër në Angli do jetë një ndeshje shumë e fortë që nëse e fitoj renditem i 15 në botë. Më 28 nëntor kam mbrojtjen e titullit në Tiranë dhe nëse ia dal do luftoj edhe për një titull më të rëndësishëm në botë,”-u shpreh Alban Bermeta, boksier.

WBO Global është titulli më i rëndësishëm që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri, por Bermeta siguron që nuk do jetë i vetmi.

“Deri tani asnjë boksier shqiptar nuk e ka marrë këtë titull, por që nuk ka ardhur rastësisht sepse kemi punuar. Jam duke punuar jo vetëm për ta mbrojtur, por edhe për të arritur një më të rëndësishëm,”-tha Alban Bermeta, boksier.

Në karrierën e tij në boksin profesionist Alban Bermeta numëron 17 fitore në 18 ndeshje, teksa 1 është mbyllur në barazim. Deri më tani boksieri tiranas nuk njeh asnjë humbje.

“Një ditë do vijë humbja, por unë s’ia uroj askujt. Tajson ka thënë se një ditë humbja do vijë, por e rëndësishme është që titullin ta mbash sa më gjatë. Edhe këtë që kam shpresoj ta mbaj sa më gjatë. E rëndësishme është të mos humb, por një ditë do vijë sepse sporti kështu është,”-deklaroi Alban Bermeta, boksier.

Përveç titullit WBO Global Alban Bermeta mban edhe titullin WBC.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Skandali me diplomat false, dy ish-rektorët e Wisdom tregojnë si zbuluan skenën! Përpali: U dorëhoqa kur i pashë me firmën time

Ekskluzive/ Skandali me diplomat false, dy ish-rektorët e Wisdom tregojnë si zbuluan skenën! Përpali: U dorëhoqa kur i pashë me firmën time