Bolino: Gafa e Berishës nxjerr
lakuriq mediat e kapura prej tij

Gazetari Carlo Bolino ka komentuar në faqen e tij të Facebook pasqyrimin në mediat ndërkombëtare të deklaratës së sotme të ish kryeministrit Berisha në Kuvend, për armatosjen e qytetarëve. 

Teksa thirrja e pazakontë nën armë ka gjetur pasqyrim në mediat e huaja, Bolino vëren se lajmi nuk është pasqyruar nga disa media të njohura si pranë Berishës dhe Partisë Demokratike.

washington post

Sipas tij, censurimi i lajmit ka ardhur si rrjedhojë e urdhrit nga PD për të fshehur gafën e Berishës. 

Postimi i plotë i Bolinos
"Ish-kryeministri Sali Berisha i bën apel popullsisë të armatoset për t'u mbrojtur nga bandat kriminale! Lajmi skandalizon deri edhe mediat ndërkombëtare që shkruajnë menjëherë, duke filluar nga Washington Post.

Të vetmit që nuk habiten dhe që censurojnë lajmin duke e fshehur totalisht janë ato media shqiptare online si Lapsi, Syri, Hashtag, Exit, etj. etj. që çdo ditë shtiren si media "të pavarura", por që edhe sot treguan atë që në të vërtetë janë:

Zëri i PD-së. Dhe urdhri i PD-së ishte ai i fshehjes së gafës së komandantit të tyre të vjetër e të lodhur (dhe ndoshta të dëshpëruar për afrimin e reformës në drejtësi)", shkruan gazetari Carlo Bolino.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave