Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bebe

TIRANË- Mbi 210 fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes. Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat, ndërsa thekson se 210 fëmijët kanë përfituar që nga viti 2019, kohë kur ka nisur edhe ky program i qeverisë shqiptare.

“MIRËMËNGJESI dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 MIJË fëmijë kanë përfituar #bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Në buxhetin e vitit 2024 për bonusin e bebes janë parashikuar 2.2 mld lekë.

Me ndryshimet ligjore në fund të vitit 2023, qeveria ka përjashtuar nga përfitimi i bonusit të bebes familjet e emigrantëve shqiptarë. Kusht për përfitimin e bonusit, është që pas lindjes së foshnjës, prindërit të qëndrojnë 180 ditë në Shqipëri.

Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë. Prindërve u jepet një çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pet.: 23/04/2024 08:32

    Zoti Rama ka harruar qe te shtoje qe 80% e ketyre femijeve kane lindur dhe jetojne jashte territorit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Aksident në rrugën e Kënetës në Durrës, makina përplas drejtuesin e biçikletës

Aksident në rrugën e Kënetës në Durrës, makina përplas drejtuesin e biçikletës