Bora Zemani i jep fund thashethemeve për marrëdhënien e saj me Donaldin, i sqaron të gjitha

Bora Zemani i jep fund thashethemeve për marrëdhënien e saj me Donaldin, i sqaron të gjitha

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar sot duke i vendosur njëherë emirë pikat mbi 'i' për sa i përket aludimeve për marrëdhënien e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Në Instagram Zemani shkruan se gjithçka është shkruar nëpër portale është gënjeshtër dhe se për momentin, mesa saj dhe Donaldit nuk ka asgjë.

Ajo thotë se është përfshirë padashur në një situatë tejet personale dhe sipas moderatores po teprohet dhe po abuzohet nga portale që shkruajnë nën petkun e ‘burimeve të sigurta’.

"Është e pamundur të reagoj çdo ditë, duke thënë kjo po, kjo jo. Aq më tepër që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj, edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë! Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëjë me punën time! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende, por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me "burime të sigurta". Kjo është e tepërt dhe po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imagjinatë, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prap çdo gjë merr një interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë. Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj...", shkruan ajo

Megjithatë Zemani nuk mohon që ka patur dedikime dhe kërkesë falje nga ana e Donaldit.

"Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyre gri, me targë tjetër të parkuar poshtë (shumë thjeshte e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjetër). Dedikime?! Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh... Për momentin ka ASGJE! Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shume njëri-tjetrin! Shumë dashuri për të gjithë ju!!", thotë moderatoraj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Inis: 18/04/2022 04:47

    Shyqyr ishalla po mbarojnë hallet e shqiptareve,me kete përgjigje te Bores,sena cmenden portalet,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët