SHBA/ Arrestohet lideri i kartelit të drogës ‘Sinaloa’! Bosi meksikan u prangos me djalin e ‘El Chapo’
Ismael 'El Mayo' Zambada (majtas) dhe Joaquin Guzman Lopez
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael "El Mayo" Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas.
Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin "El Chapo" Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA.
Joaquin Guzman Lopez , djali i El Chapo u arrestua me të, tha departamenti i drejtësisë amerikane.
Autoritetet amerikane dhe në veçanti Agjencia kundër drogës kishin në dispozicion shumën prej 15 milionë dollarësh për këdo që kishte informacion të besueshëm për arrestimin e Thabada-s.
Në një deklaratë me shkrim të enjten në mbrëmje, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland tha se të dy të arrestuarit udhëheqin "një nga organizatat më të dhunshme dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në botë".
‘El Mayo dhe Guzman Lopez i bashkohen një liste në rritje të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të kartelit Sinaloa, të cilët Departamenti i Drejtësisë i ka arrestuar në SHBA’- tha zoti Garland.
“Fentanyl është kërcënimi më vdekjeprurës i drogës me të cilin është përballur ndonjëherë vendi ynë dhe Departamenti i Drejtësisë nuk do të pushojë derisa çdo udhëheqës i kartelit, anëtar dhe bashkëpunëtor përgjegjës për helmimin e komuniteteve tona të mbahet përgjegjës”, shtoi Garland, oficeri më i lartë i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.
Prokurorët amerikanë thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.
Autoritetet amerikane kanë konstatuar se ‘fentanili’ është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 45 vjeç.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
27.2%
-
Jo
64.4%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 2156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në mes të arave me misër, droni zbulon parcelat me drogë në Krujë
14 Korrik, 11:19
-
Kallashnikovë, pushkë e pistoleta, zbulohet arsenal armësh në Durrës! Në kërkim drejtori i shkollës së Muzikës, me armë në banesë! Agjentët i blenë drogë (EMRAT + VIDEO)
7 Korrik, 09:46
-
Greqi/ Trafik droge e pastrim parash nga burgu, grupi kriminal u zbulua pas një feste ditëlindjeve në qeli! Kreu i bandës një shqiptar
3 Korrik, 14:00
-
Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë
27 Qershor, 20:56
-
Itali/ Policia bllokon kamionin grek me 67 kg kokainë
8 Qershor, 15:09
-
Claudia, rrëfimi se si ndërroi një shtet
7 Qershor, 20:24
-
Super skuadra që ‘flet’ me vepra! Pamjet kur qeni i policisë zbulon kokainë
7 Qershor, 17:47
-
Belgjikë/ Shkatërrohet banda e drogës, 17 shqiptar të arrestuar! Sekuestrohen 100 kg kokainë dhe mbi 26 mijë euro
5 Qershor, 10:06
-
Itali/ I dënuar me mbi 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Bashkëpunonte me Ndranghetën
4 Qershor, 18:37
-
Claudia Sheinbaum, 'doktoresha', gruaja e parë presidente në Meksikë
3 Qershor, 10:18
-
Meksikë, votuesit pritet të zgjedhin për herë të parë një grua në krye të vendit
2 Qershor, 21:16
-
I gjithë dueli i Edi Ramës me gazetarin e Rai 3 për akuzat për lidhje të qeverisë me krimin (E plote)
2 Qershor, 20:07