Britani/ U kap në shtëpi bari, dënohet me 32 muaj burg shqiptari! 27- vjeçari rrezikon depërtimin

Britani/ U kap në shtëpi bari, dënohet me 32 muaj burg shqiptari! 27- vjeçari rrezikon depërtimin

Një shqiptar që u kap në një shtëpi bari në Britani të Madhe, është dënuar me 32 muaj burg në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit.

 Vilajet Karanxha u arrestua nga policia në Sladefield Road në Saltley, në një shtëpi bari, ku u gjetën 136 bimë kanabis, me vlerë rreth 52,000 £.

27-vjeçari pohoi se u fut në shtëpinë e barit, pasi shpresonte të fitonte disa para më shumë pasi kishte luftuar për të gjetur një punë.  

Sipas mediave britanike, ai shpjegoi se erdhi në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në vitin 2018 dhe e kishte bërë këtë në mënyrë të paligjshme.  Shqiptari tha se në Londër takoi një mashkull tjetër shqiptar dhe ishte ai që ofroi punën në Birmingham për tu kujdesur për kanabisin.

Regjistruesi Charles Foster i tha Karanxhës se kishte kryer një 'vepër shumë të rëndë' por shtoi se ai nuk rekomandonte dëbimin.

"Unë nuk rekomandoj për dëbim. Home Office mund të vendosë vetë për këtë", tha ai.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Racizmi serb kundër shqiptarëve dhe Egnatias, zyrtari rrogozhinas 'gozhdon' trajnerin e Borac: Erdhët na fyet në tribunë, mbyllët kondicionerin në dhomën e zhveshjes

VIDEO/ Racizmi serb kundër shqiptarëve dhe Egnatias, zyrtari rrogozhinas 'gozhdon' trajnerin e Borac: Erdhët na fyet në tribunë, mbyllët kondicionerin në dhomën e zhveshjes