Britania u heq nënshtetësinë ‘lordëve’ të krimit, mes tyre edhe 2 shqiptarë! Njëri i lidhur me Berishën, në 2022-in shkelmoi zyrat e PD-së

‘Lordëve’ të huaj të krimit të organizuar në Britani të Madhe do t’u hiqet nënshtetësia britanike sapo ata të dalin nga vendi. Kështu ka njoftuar ministria e Brendshme britanike, në kuadër të goditjes së personave me nënshtetësi britanike të cilët dyshihet se janë përfshirë në trafik droge, armësh zjarri apo emigrantësh.

‘Home Ofice’ po punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Britani e cila ofron një dosje inteligjence që ministri i Brendshëm e përdor për t’u hequr shtetësinë individëve të përfshirë në krim, nëse ata largohen përkohësisht nga vendi, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre.

Është e paqartë sesa herë është përdorur kjo taktikë por mediat e huaja shkruajnë për 2 raste ndaj 2 shqiptarëve të cilët dyshohen si krerë të grupeve kriminale në trafikun e emigrantëve dhe  të drogës.

Në rastin e fundit, një shqiptar, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore, dyshohej se kishte organizuar kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar të qindra emigrantëve të paligjshëm shqiptarë nëpërmjet kamionëve dhe varkave të vogla përtej Kanalit.

Ai hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat nga lufta e Kosovës dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por më tej nuk pati asnjë akuzë ndaj tij.  Në shtator të atij viti, atëherë Sekretari i Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t'i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri. Ai e apeloi vendimin, por Komiteti Special i Apelimit të Emigracionit ia hodhi poshtë pasi pa dosjen me akuzat që rëndonin ndaj tij.

Në vitin 2021, Fatjon Dauti, 38 vjeç, humbi një apel të ngjashëm në SIAC pasi iu hoq shtetësia nën akuzën se ishte një ndër krerët e një grupi kriminal shqiptar me bazë në Londër që merrej me trafikun e kokainës, emigrantëve dhe pastrimin e parave. Atij iu dha leja e përkohshme e qëndrimit sepse ishte i martuar me një shtetase letoneze të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se Fatjon Dauti u shfaq në protestën e dhunshme që simpatizantët e Sali Berishës bënë për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike në 8 janar të vitit 2022. 

Në 2019-ën, Fatjon Dautit iu sekuestrua rezidenca që kishte në Mbretërinë e Bashkuar pasi Agjencia Kombëtare e Krimit siguroi prova se ai ishte një faktor kryesor në biznesin e kokainës dhe kanabisit në Britani.

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lejla: 03/03/2024 16:14

    Ka plot Londra si keta ene past doren e mbare po vetem ne shqipri mos na I sillni cojini me ndonje ishull ose ne afrike

    Përgjigju
  • Emigranti gangsterr: 03/03/2024 12:20

    Te haj ???? e shpellarit te vicidollit tani ky debili se kur bejn 2 lek ju duket vetja te pa prekshem ketyre kafsheve te shpellave

    Përgjigju
  • AltinTop: 03/03/2024 11:17

    Keto jane alternativa qe do çoje Shqiperine me shpejt ne BE.

    Përgjigju
  • Londra: 03/03/2024 11:02

    Naten e mire

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 03/03/2024 10:58

    Duket kush e don viçidolin vetem drogaxhinjtë.

    Përgjigju
  • goshi: 03/03/2024 10:39

    Shikoni se cfar koke ka ky derr maloku.

    Përgjigju
    • Zari: 03/03/2024 11:34

      Kokceps si gjith maloket e tjere. Koka 6 kendore e pjesa e mbrapme e shtypur. Maloket jon rracmuta

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë