/ATSH-AFP/ - Zona euro do të përfitojë këtë vit një përmirësim ekonomik, kryesisht në sajë të një sërë faktorësh të jashtëm, sipas parashikimeve të Komisionit Evropian.
Rritja ekonomike do të arrijë në 1,5 për qind këtë vit, kundër 1,3 për qind sipas parashjikimeve të mëparshme publikuar në muajin shkurt. Një lajm tjetër i mirë, bashkimi monetar do t'i shpëtojë deflacionit këtë vit, me 0,1 për qind infalcion kundër -0,1 për qind parashikuar më parë.
"Ekonomia evropian nuk ka pasur rezultate kaq të mira që prej disa vitesh", theksoi në një komunikatë komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici.
"Sigurisht, zhvillimi i situatës është inkurajues, por na duhet të punojmë për një rritje më afatgjatë", theksoi zëvendëspresidenti i Komisionit i ngarkuar me euron, Valdis Dombrovskis.
Për vitin 2016, parashikimet e rritjes ekonomike nga Komisionit mbeten të pandryshuara në raport me muajin shkurt, në 1,9 për qind./
/Shqiptarja.com