BRUKSEL – KE: Përkeqësim i ndjeshëm i situatës ekonomike në Greqi në tre muaj
BRUKSEL, 5 maj /ATSH-AFP/ – Situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm në Greqi që prej fillimit të vitit, me pjesën më të madhe të faktorëve ekonomikë të përkeqësuar si rritja ekonomike, deficitet, borxhi dhe inflacioni, sipas parashikimeve ekonomike të Komisionit Evropian publikuar sot. Rritja ekonomike e Greqisë do të jetë vetëm 0,5 për qind këtë vit, […]
/ATSH-AFP/ - Situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm në Greqi që prej fillimit të vitit, me pjesën më të madhe të faktorëve ekonomikë të përkeqësuar si rritja ekonomike, deficitet, borxhi dhe inflacioni, sipas parashikimeve ekonomike të Komisionit Evropian publikuar sot.
Rritja ekonomike e Greqisë do të jetë vetëm 0,5 për qind këtë vit, në rënie krahasuar me parashikimet e fundit të muajit shkurt, kur Komisioni kishte parashikur një rritje me 2,5 për qind.
Qeveria greke, drejtuar që prej fundit të muajit janar nga e majta radikale e kryeministrit, Aleksis Cipras, kishte parashikuar një rritje prej 2,9 për qind këtë vit. Por ekonomia greke, që regjistroi një rritje të lehtë në mes të vitit të kaluar, u kontraktua sërish në fund të vitit 2014.
"Zhvillimi pozitiv u thye nga pasiguritë që prej njoftimit të zgjedhjeve të parakohshme në muajin dhjetor", nënvizoi Komisioni Evropian, për të cilin mungesa aktuale e qartësisë për politikën e qeverisë përballë kreditorëve (BE dhe FMN) ka shkaktuar përkeqësimin e situatës.
Nëse rritja ekonomike do të mbështetet këtë vit nga konsumi, turizmi dhe industria detare, investimi do të ketë vështirësi, në klimën e degradimit të besimit, detajon ekzekutivi evropian.
Situata është degraduar gjithashtu në frontin e financave publike. Komisioni Evropian parashikon një deficit prej 2,1 për qind këtë vit dhe 2,2 për qind në vitin 2016.
Borxhi grek, tashmë më i larti në zonën euro, do të shpërthejë gjithashtu për të arritur në 180,2 për qind këtë vit, para se të ulet lehtë në 173,5 për qind në vitin 2016./
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4237
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02