/ATSH/- Kreditimi i rikthehet rritjes në muajin mars. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 557.2 miliard lekë, rreth gjysmë miliard lekë më shumë krahasuar me shkurtin.
Edhe për shkak të një tendence normale sezonale, kreditimi rezultoi i ngadaltë në tremujorin e parë të këtij viti. Sidoqoftë, treguesi i kreditimit ngelet në rritje pozitive vjetore me 2.3%. Kjo tregon se kreditimi po ruan një rritje të qëndrueshme që nga mesi i vitit të kaluar. Ajo që bie në sy gjatë muajit mars është se rritja e kredisë ka ardhur tërësisht nga segmenti i individëve. Si rrallëherë në vitet e fundit, kredia për individët është rritur me dy miliard lekë brenda një muaji.
Ndonëse zë vetëm 28% të totalit të kredisë për ekonominë, kredia për individë është një segment ku bankat ngelen mjaft të interesuara për të rritur biznesin, me qëllim diversifikimin e portofolit të tyre që ngelet tepër i përqëndruar te bizneset. Kredia për biznesin gjatë muajit mars shfaqi sërish një ecuri zhgënjyese, në rënie me mbi dy miliard lekë krahasuar me shkurtin.

LAJMET MË TË VLERËSUARA