Bulqizë, 24 nxënës bojkotojnë mësimin, Zyra Arsimore u hoqi transportin me furgon, prindërit: Fëmijët s’mund të ecin një orë në këmbë!

24 nxënës në Ostren, nga parashkollori deri në klasën e nëntë, prej dy ditësh kanë bojkotuar mësimin në shenje proteste, pasi Zyra Arsimore e Bulqizës u hoqi furgonin që i transportonte në shkollë. Prindërit janë njoftuar se duhet të kryejnë privatisht transportin e fëmijëve në një distancë 5 kilometra. I pyetur për këtë shqetësim, drejtori i shkollës së mesme të bashkuar “Eles Koçi” tha për Report tv se është i detyruar të zbatojë Vendimin e Këshillit të Ministrave, që është përcjelle nga Zyra Arsimore.  

“Kemi një vendim të këshillit të ministrave të vitit 2023, që të gjithë ata nxënës që jetojnë brenda qendrës së banimit, edhe se janë mbi 2 km nuk e përfitojnë të drejtën e transportit, pavarësisht distancës”, u shpreh Çlirim Muça, drejtori i shkollës.

Prindërit të revoluar thanë se e kanë të pamundur të sigurojnë privatisht transportin për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Nëse lidhin kontratë private me furgonat, pagesa është 3300 lek/muaj për fëmijë. Por ka familje që kanë 3-4 fëmijë dhe të ardhurat e tyre mujore janë të ulta. Po kaq shprehen se është e vështirë që të vegjlit të përshkojnë 5 kilometra në këmbë, për shkak të terrenit malor.

“Unë kam 4 fëmijë dhe jetoj me ndihmë ekonomike. Me çfarë ta paguaj furgonin? Rrugën në këmbë nuk e bëjnë dot se është 1 orë larg”.  

“Fëmijët e lagjes Guri s’kanë mundësi të shkojnë në Ostren. Unë si kryetar fshati i kam çuar ankesat në çdo institucion. Kanë firmos të gjithë prinderit peticionin. Fëmijët s’do shkojnë në shkollë pa u vendos furgoni. Kërkojmë ndihmë nga shteti se do mbeten fëmijët analfabet”.

“Është gjynah se nga këtu e deri në shkollë është 1 orë në këmbë, si do shkojë fëmija i klasës së parë. Po nuk erdhi furgoni t’i marrë ne do t’i mbajmë në shtëpi”.

Gjatë dimrit mund tu rrezikohet jeta për shkak të vërshimit të përrenjve malor, tha drejtori i shkollës, i cili ka vendosur dijeni Zyrën Arsimore për vështirësitë, pavarësisht se në këtë moment është i detyruar të zbatojë vendimin e Qeverisë.

“Rruga është e vështirë sidomos kur të nisin shirat, shpresoj që të gjendet zgjidhje. Fëmijëve u rezikohet jeta se ka përrenj të rrëmbyeshëm".

Jashtë kamerave Zyra Arsimore e Bulqizës tha se lagjet “Guri” dhe “Zaboxhe” janë pjesë e njësisë vendore Ostren, ndërsa vendimi i qeverisë parashikon transport falas për nxënësit jashtë qendrës së banimit.

 

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/05/2024 01:53

    Mos u ankoni! Ato para qe do te mbulonin shpenzimet e transportit mund te sherbejne per dicka me me vlere,si qirate per satelite e tece lundruese ne mes te tjerash,mund te shkojne edhe per rrogat e rojeve shqiptare qe do te ruajne nga jashte kampet italiane te emigrantevene ne Lezhe.Dhe kerkon Rama t'i kthehen emigrantet!Ja nje nga arsyet pse nuk kthehen.Femijet e Rames dhe ministrave te tjere qe morren kete vendim absurd, nuk kane ecur kurre nje ore ne kembe per te vajtur ne shkolle,per te mos folur qe as behet fjale qe te ecin ne shi e ndoshta dhe ne bore e akull qe jane te zakonshme ne kete zone,por qe drejtori i shkolles harroi t'i permende,pa harruar dhe makinat me shpejtesi qe jane nje tjeter problem.Atehere perse duhet te ecin keta femije,apo nga qe nuk kane lindur /me kemishe/ si te qeveritareve?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille