Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje
Bayer Leverkusen barazon në fund dhe Xabi Alonso
Bundesliga gjermane zhvilloi këtë të shtunë ndeshjet e raundit të 31-të. Bayern Munich iu fal formës së mirë të Harry Kane dhe dopietës së anglezit në minutat 9 dhe 61 për të mundur 2-1 Frankfurtin, ndërsa përkohësisht shkurtoi Ekitike. Harry Kane në 42 ndeshje me bavarezët këtë sezon ka shënuar po kaq gola, duke hyrë në histori.
Ndërkohë Dortmund duket se është "dehur" nga suksesi në Champions League dhe pas barazimit në fund me Leverkusen një javë më parë, sot u mund 4-1 nga RB Leipzig. Paçka së shënuan të parët me Sancho pas 20 minutave lojë, verdhezinjtë u përmbysën nga golat e Openda, Sesko, Simanak dhe Baumgartner.
Në "BayArena" Bayer Leverkusen dhe Stuttgart barazuan 2-2. Vendasit që janë shpallur kampionë në elitën e Gjermanisë nuk u dorëzuan paçka se miqtë shënuan dy gola me Fuhrich dhe Undav. Djemtë e Xabi Alonsos barazun me Adli dhe golin e Andrich në 90+7. "Aspirinat" vijojnë të tregojnë se janë skuadra që shënon "in extremis" dhe marrin barazimin e dytë radhazi, për të thelluar rekordin në 46 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Te tri pikët këtë fundjavë doli edhe Uerder Bremen dhe Uolfsburg.
Bundesliga, raundi 31:
E shtunë, 27 prill 2024
15:30
Augsburg 0-3 Uerder Bremen
Bayern Munich 2-1 Eintracht Frankfurt
Freiburg 1-2 Uolfsburg
RB Leipzig 4-1 Dortmund
18:30 Bayer Leverkusen 2-2 Stuttgart
Renditja:
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?
-
Të drejta
85%
-
Të gabuara
10.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1118
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Për herë të parë në histori, Holstein Kiel ngjitet në Bundesligë! Tifozët futen në fushë, në elitë edhe St. Pauli
12 Maj, 17:48
-
Bundesliga/ Dortmund me mendjen te finalja e CHL, Mainz e mund 3-0! Koln merr tri pikë në garën e mbijetesës
11 Maj, 20:36
-
Xabi Alonso e pranon: Roma ishte e vështirë, bukur të sfidojmë Atalantën në finale
10 Maj, 12:56
-
Granit Xhaka lojtari i ndeshjes, rekord personal në Evropë: Ndeshje si këto i ëndërron që fëmijë
10 Maj, 10:15
-
Barazimi 2-2 me Romën dhe finalja e Europa League, Bayer Leverkusen vendos rekord në Evropë
10 Maj, 09:27
-
Finale italo-gjermane në Europa League! Leverkusen barazon 2-2 me Romën dhe thellon rekordin! Mësohen edhe finalistët e Conference League
9 Maj, 23:10
-
Njeriu i pafat i 'Bernabeut', Neuer: Kushdo që ka luajtur futboll e di si ndihem
9 Maj, 13:44
-
Borussia Dortmund futet në garë për Armando Brojën
9 Maj, 11:45
-
Moviola/ Polemikat në Real Madrid - Bayern Munich, gjyqtarët gabuan me pozicionin jashtë loje
9 Maj, 10:12
-
'Thumbon' Thomas Tuchel: S'mjafton vetëm fusha për të mposhtur Real Madridin
9 Maj, 09:49
-
PSG - Dortmund, arbitri italian Daniele Orsato s'i mban lotët pas ndeshjes
8 Maj, 13:57
-
Champions League/ Sot 'Klasikja' e futbollit evropian, Real Madrid kërkon të thellojë rekordin! Bayern Munich për të përsëritur finalen e 11 viteve më parë
8 Maj, 12:52