Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea ka deklaruar përpara policisë se nuk ka lidhje me akuzat për korrupsion pasiv në adresë të tij.
Shqiptarja.com ka mësuar se Andrea është shprehur përpara uniformave blu se nuk ka lidhje me akuzat për ryshfetin 50 mijë euro, për vendimin e pronësisë që bashkëshortja e tij gjyqtare, dha për një truall në Ksamil.
Ai mësohet të jetë shprehur se në Shqipëri erdhi nga Italia për të mbrojtur veten e tij.
"Nuk kam lidhje me akuzat e bëra ndaj meje. Akuzat janë të pavërteta dhe bëhen për të më cenuar figurën time dhe familjen tim. Kam qenë në Itali, nuk isha arratisur. Të vërtetën do ta them më vonë, kërkoj gjykim të drejtë", është shprehur Andrea përpara oficerëve të policisë.
Odise Andrea u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë më parë. Krahas akuzës për "korrupsion pasiv", mbi Andrean do të rëndojë edhe akuza
për shkelje të paligjshme të kufirit, padi të cilën pritet ta ngrejë policia e Tiranës.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar prej muajit korrik të vitit të kaluar, pasi Gjykata e Lartë dha "arrest me burg" për të, ndërsa pezulloi nga funksionet bashkëshorten e tij gjyqtare në këtë Gjykatë, Majlinda Andrea.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO