Bylykbashi: Nuk dorëzojmë asnjë draft në Këshill, i përmbahemi 5 qershorit! Rama heq koalicionet se humbet para nesh! Pragu 3 % 'shfaros' partitë e vogla

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv ku foli mbi mosmarrëveshjet me mazhorancën përsa i përket vijimit të reformës zgjedhore. Ai tha se opozita e bashkuar nuk ka pse të hartojë një draft të ri por respekton ligjin në fuqi.

Bylykbashi tha se Rama i druhet humbjes përballë koalicionit opozitar ndaj kërkon që t'i heqë ato. Sipas tij, me pragun elektoral prej 3 % partitë e vogla nuk mund ta kalojnë atë, e për pasojë zhduken. Përfaqësuesi i PD-së në Këshill theksoi se formula e koalicioneve e hartuar me konsensus në 2003 është e duhura dhe se mund të ruhet me hapjen e listave 100 %.

Gjithashtu Bylykbashi komentoi dhe draftin e hartuar nga PS për listat e hapura për të cilën u shpreh se se kandidatët më të votuar nga populli nuk futen dot në listë nëse nuk kapin një numër të caktuar votash që është i lartë për t'u arritur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:01
Bylykbashi: Opozita e bashkuar nuk ka pse të dorëzojë draft në Këshillin Politik, ne i përmbahemi ligjit në fuqi

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka folur në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv për mosmarrëveshjet me mazhorancën për hapjen e listave lidhur me reformën zgjedhore.

Ai deklaroi se Opozita e Bashkuar nuk ka pse të propozojë një draft për kandidatët për deputetë por i qëndrojnë marrëveshjes në fuqi.

"Drafti ynë është ligji që është në fuqi. Ka dy nene specifike që është me konsensus dhe që e arritëm në këshillin politik. Ne mbështesim ligjin në fuqi. Ka rënë teza tjetër e Edi Ramës. A mund t'i ndryshohen rregullat kundërshtarit se ti ke letrat në dorë vetëm pak muaj përpara zgjedjeve. Ne jemi përpara ndryshimeve të rregullave kur ODIHR thotë që mos guxoni ta bëni. Rama është i trembur nga gropa ku ka rënë qeverisja e tij. Oferta e opozitës nuk është në gjendje ta pranojë. Kupton që kjo është baraz me humbjen. E gjithë tentativa është se si të zvogëlojë humbjen. Kur ne flasim me ta për parimet e procesit zgjedhor, ne kemi të bëjmë me ata që i kanë themeluar. Ligji zgjedhor nuk është mirë që të ndërrohet shpesh" - tha Bylykbashi.

Gjithashtu Bylykbashi theksoi rëndësinë e opinionit të ODIHR për mosmarrëveshjet mes palëve në Këshill pasi sipas tij janë çështje të rëndësishme.

"Kemi një mosdakordësi të thellë me PS. Modeli i koalicionit që kemi ne është një traditë 70-vjeçare. Reforma e 23 korrikut u mbyll me formulën e koalicioneve që kemi sot. Ndërkohë Edi Rama kërkoi ta ndryshojë. Ne kërkojë t'i drejtohemi ODIHR për një prej pikëve që nuk kemi dakordësi. Janë çështje të rëndësishme përndryshe minohet pjesa e ndershmërisë e procesit zgjedhor. Jemi përtej një viti që ODIHR dhe Venecia që tha për mbylljen e marrëveshjes. Shefi i OSBE-së, Rama nuk mund të shkelë këtë. Formula e koalicioneve bëhet fjalë për një formulë që mbron partitë e vogla. Propozimi i datës 12 qershor thuhej se ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe është hartuar nga Edi Rama. Ai do që të rikthehet tek gjëja e keqe duke thënë se do të ndryshojë" - tha Bylykbashi.

Ora 21:50
Bylykbashi: Marrëveshja e 5 qershorit kishte një paketë me 7 ligje për angazhimin e policisë në zgjedhje! Nuk është dërguar në parlament

Bylykbashi tha se pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit ishte dhe një paketë me 7 ligje e cila parashikonte angazhimin më të madh të policisë në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, kjo paketë është dakordësuar dhe firmosur nga mazhoranca por nuk është dërguar në parlament për tu miratuar dhe as nuk është në planin e saj.

"Pjesë e marrëveshjes e 5 qershorit ishin dhe dy paketa të tjera. Një paketë me 7 ligje dhe një kod i të ardhmes që parashikonte depolitizimin e administratës. Marrëveshja e 5 qershorit propozonte depolitizimin e administratës në të ardhmen por në zgjedhjet e ardhme do të mbahen siç janë. Ne miratuam një paketë me 7 ligje. Për të angazhuar policinë më shumë në zgjedhje. Kemi njoftimin zyrtar të Gjiknurit për depozitimin e tyre në Kuvend, jo vetëm nuk i futën në parlament por as nuk janë në planin e punës. Me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të ODIHR, ku janë zhdukur 7 ligjet e Këshillit Politik. Në mënyrë që Prokuroria mos të godasë fort. Etilda Gjoni kërkon që të heqë mbrojtjen e kolegjit zgjedhor nga presionet. Kjo zonja që ka qenë eksperte e reformës në drejtësi, nuk ka folur asnjëherë për krizën në drejtësi" - tha Bylykbashi.

Ora 21:41
Bylykbashi: Rama do të heq koalicionet se humbet para opozitës së bashkuar, pragu 3 % eliminon partitë e vogla

Oerd Bylykbashi i cilësoi partitë e vogla si graso mes partive të mëdha duke u dhënë alternative shqiptarëve që të mos jenë dy blloqe në garë, por me pragun elektoral 3 % shumica e tyre ndalin së ekzistuari pasi nuk e kalojnë dot. Sipas Bylykbashit Rama kërkon vetëm të heq koalicionet pasi i trembet opozitës së bashkuar, ndërsa theksoi se formula e koalicioneve e hartuar me konsensus në 2003 është e duhura dhe se mund të ruhet me hapjen e listave 100 %.

"Lista e hapura 100% dhe koalicionet siç janë mund të punojnë pa probleme. I vetmi problem është si do hartohet fleta e votimit por dhe për atë e kemi një zgërdhije. Por Ramës i leverdisë vetëm të heq koalicionet pasi nuk e përballon dot koalicionin e opozitës së bashkuar. Ky këshill është ndërtuar mbi konsensusin dhe jo votimi mazhoritar, për këtë kanë parlamentin le ta bëjnë atje. Nëse e bëjnë me votim mazhoritar se i teket Rama po deshëm votojeni po deshët jo, as mos të vijë fare në këshill. Rama nuk do të gjejë konsensus. Pragu prej 3 % pothuajse të gjitha partitë e vogla nuk e kapin dot dhe do të jetë shfarosës për shumicën e partive të vogla. Koalicioni siç e kemi hartuar së bashku në 2003 është një ombrellë që shpëton partitë e vogla por reale që shërbejnë si graso e sistemit në mënyrë që të mos ketë vetëm dy parti të mëdha dhe të ketë dhe alternativa të tjera", tha Bylykbashi.

Ora 21:34
Drafti i PS, Bylykbashi: Listat i vendos partia, fitues mund të dalin edhe personat që janë më pak të votuar, por janë në krye të renditjes

Oerd Bylykbashi tha se drafti i PS nuk hap listat pasi lista fituese e kandidatëve përcaktohet nga partia. Ai sqaroi se kandidatët më të votuar nga populli nuk futen dot në listë nëse nuk kapin një numër të caktuar votash që është i lartë për t'u arritur.

"Mos më bëni mua të shpjegojë formulën e PS, se kjo nuk i hap listat..Shqiptarë duan listat e hapura 100 % dhe u gjetën para një gënjeshtre nga Rama. Listat nuk janë 100 % të hapura dhe ai jo vetëm futi në Kushtetutë një nen që siguroi 1/3 e paprekur të listës, por gjithsesi edhe në draftin e saj zgjodhi që listën e përcakton partia dhe kandidati duhet të arrijë një kuotë të caktuar për të kapërcyer. Ndërkohë që mund të ketë zgjedhur deputet brenda listës fituese që mund të kenë më pak vota se ky kandidati dhe nuk zëvendësohet nga më të votuarit pasi nuk arriti numrin e duhur të votave. Pra lista nuk janë të hapura dhe këta njerëz mund të votohem por mund të mos fitojnë edhe pse kanë marrë me mijëra vota. Ajo që duhet të kuptojnë shqiptarët është se Rama ka bërë një truk me listat e hapura", tha Bylykbashi

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 22/09/2020 09:42

    Pse nuk e hap komentin dhe je u njejti moderator qe sa here filloj komebtin i mbyll .Thuaje kush eshte aresyeja.Se po qe se je kasap i fjales se lire i mbyll konentet ne shqiptarja.com.Une vkeresoj Bolinon por jo zagar si puna jote

    Përgjigju
  • BYLYKBAJGA: 22/09/2020 09:16

    O BYLYKBAJGA PO PËR ÇFAR DUHEN ARO PARTIT E VOGLA QË NUK MARIN AS DHE NJË VOT ? PËR ÇFAR DUHET MAGJAR NARD NDOKA I GJITHI IDJOT ME 8 VJEÇARE PA TË MESME E ME DIPLLOM UNVERSITETI. PËR ÇFAR I DUHET NARD NDOKA SHQIPTARVE A E KUPTON TI O BYLYKBAJG SA TË URYER JENI BËR PËR SHQIPTARËT VETËM NGA KTO VEPRIME QË BËNI O BYLYKBAJG. PO PËRGJIGJEN O BYLYKBAJGA DO TA MERNI NË PRILL TI ME GJITH SKORJET E TUA TË PARTIS ANTIKOMBTARE PD.

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 22/09/2020 07:57

    Eshte politikan klasi Rama jo si ju 7x7=42 partite e vogla po u vika keqe juve kto partite kur kane buthe vete pse vine deputet ne listat e PD

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 22/09/2020 06:53

    Atehere mos beni gam gam gam.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 22/09/2020 00:15

    -Perse u dashkan partite e vogla,te cilat nuk gezojne mbeshtetje popullore? -A mos duhen vetem per propagande te partive te medha se jane nje koalicion me 5-6 parti,megjithse keto nuk sigurojne asnje deputet,as kryetaret e tyre ne se dalin me vete? -Le te shkrihen,ose te formojne nje federate partish dhe atehere le te dalin me vete dhe te vendosin ne liste kandidatet e tyre. Populli vetem se coroditet nga megallomanet kryetaruce,te cilet vjelin njeres te trullosur,te cileve ju premtojne parajsen neser kur ata te "fitojne",(ne kalendat greke), zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje