Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i bypassi-it të Shëngjinit si një aks që do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.
Krah fotove të postuara në rrjetet sociale, Rama shkruan se bypass-i do të lidhë Shëngjinin me Ranën e Hedhur dhe me Velipojën, por do të jetë edhe rrugë panoramike. Përfundimi i punimeve pritet të ndodhë në shkurt të vitit të ardhshëm.
“Bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri.
Ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën.
I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës.
Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027”, shkruan Rama.
Komente









shpresoj ta shohin si ecen Shqiperia e re qorrat e rinj
Përgjigju