Byreçka të mbushura me patate
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 200 ml qumësht
- 100 ml ujë
- 50 gr maja e butë
- Pak sheqer
- Pak kripë
Për mbushjen:

- 4 patate
- 1 vezë
- 1 tufë majdanoz
- 1 lgj gjalpë
- Ujë ose qumësht
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Përbërësit për brumin i bashkojmë në një enë. Zëmë masën e brumit duke e punuar atë, pasi e lëmë të rehatohet për rreth 1 orë. Më pas hapim një petë të madhe në formë drejtkëndëshi. Ndërkohë kemi përgatitur mbushjen duke zier fillimisht patatet me pak ujë dhe kripë. I kalojmë patatet në blender duke shtuar pak ujë ose qumësht, gjalpë, një vezë, kripë, arrë moskat dhe majdanoz nëse dëshirojmë. E shtrojmë purenë në petë duke e bërë role dhe më pas e presim në disqe. Shtypim çdo pjesë të prerë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. I vendosim byreçkat në furrë të parangrohur në 200 gradë për 45 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

