Byrek me kos dhe hudhra
Përbërësit:
1 kg miell
2 gota uje te vaket
2 luge gjelle vaj ulliri
1 luge maja e thate
Kripe
500 g kos
Hudhra
Supë me qiqra
Përgatitja:
Mbushja
Për mbushjen mund të përdorni përbërës sipas preferencës, mish të grirë të përgatitur me qepë dhe salcë domate, gjizë apo djathë me vezë etj.
Në rast se do përdorni mbushje me mish të grirë atëherë do t’ju duhet 600 gr mish i grirë, një apo dy kokrra qepë dhe pak salcë domateje.
Në rast se do përdorni mbushje me gjizë, siç është rasti i mëposhtëm do t’ju duhet 500 gr gjizë me kripë dhe një apo dy kokrra vezë sipas dëshirës.
Në tavolinën e kuzhinës ose në tepsi hidhet mielli, uji i vakët, vaji i ullirit, kripa dhe përzihen me dorë derisa brumi të bëhet homogjen.
Më pas, brumin e ndajmë në 30 toptha të vegjël.
Secilin nga topthat e hapim përmes një petësi në formën e një pete, jo më të madhe se pëllëmba e dorës.
Të gjithë topthat e hapur në petë i lyejmë pëmes një furçe kuzhine me gjalpë të freskët.
Më pas, bashkoni dhjetë nga topthat e hapur një mbi një dhe përmes një petësi hollojini në një petë të madhe.
Kështu bëni edhe me 20 petët e tjera duke krijuar me to dy petë të mëdhaja.
Më pas, bashkoni të tre petët e mëdha në një të vetme dhe ndajeni në katrorë të përshtatshëm për mbushjen e gjizës.
Në çdo katror shtohet një lugë gjelle gjizë mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihet me rradhë në tepsi për t’u pjekur.
Mantia piqet një gjysmë ore. Pasi është pjekur mbulohet me kos të holluar me pak ujë, kripë dhe hudhra të shtypura. Për aromë mund të shtoni sipër pak nenexhik të freskët të prerë hollë.