Byrek me mish, qepë dhe domate
Përbërësit:
1 pako peta
3 qepë ( të mëdha)
500 gr mish të grirë
3 domate ( 400 gr )
2 thelpi hudhra
2-3 lugë gjelle oriz
1 lugë gjelle nenexhik I thatë
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht qërojmë dhe presim qepën në kubikë dhe e kaurdisim atë me pak kripë deri sa qepa të mos këtë lagështirë. Shtojmë gjysëm luge gjelle vaj dhe e kaurdiisim përsëri deri sa qepa të zverdhet. Shtojmë mishin, e kaurdisim së bashku me qepën deri sa mishi të marrë ngjyrë.Shtojmë domatet, orizin, piper tw zi, nenexhikun si dhe pak ujë dhe i lëmë deri sa të ziejë orizi.
Nëse duam që petët të mbeten të buta, rrahim një kokërr vezë me kripë dhe 2 filxhanë kafeje vaj duke shtuar një gotë qumësht.
Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim petët duke i spërkatur ato në dy petë.
Mbushjen mund ta vendoim në një shtresë të vetme në mes, por mund edhe ta shpërndajmë në cdo 4 petë nga pak, sipas preferencës tuaj.
Në fund kthejmë anët, i spërkatim mirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta. E lëmë të ftohet dhe e servirim të shoqëruar me një supë, kos ose dhallë.