Byrek me sfoliat, kungull dhe rikota nga zonja Vjollca

Byrek me sfoliat, kungull dhe rikota

Përbërësit:

2 peta sfoljatë

3 kunguj të njomë

400 gr Rikota

1 karrotë

2 vezë

2 lugë gjelle djath grana

80 gr proshutë spek

kripë dhe piper të zi

80 gr djath i tymosur ose kaçkavall i butë  

1 të bardhë veze

Përgatitja:

Shtojmë një petë sfoliat mbi të cilën vendosim mbushjen dhe e nivelojmë atë e hapim mirë në anët e petës. Sipër mbushjes shtojmë një shtesë me djath të tymosur ose kaçkavall të butë që shkrin. E mbukojmë me një petë tjetër slofiat. Presim anët e tepërta dhe I fiksojmë mirë anët e byrekut. Bëjmë me majën e thikës disa vijëzime sikur do ta ndajmë në racione dhe në çdo vijë që formon një katror ne vendosim nga një shirit të hollë djath kaçkavall të butë. Në fund rrahim një të bardhë veze sa të shkumojë  dhe me ndihmën e një furçe lyejmë sipërfaqen e petës. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 20-30 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje