Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska deklaron gjatë një takimi me banorë të lagjies nr.2 në Cërrik se prioritet i tij do të jetë një plan urbanistik zonal që do ta kthejë këtë lagjie në një vend me parametra të larta urbane, për të zhdukur problemet me infrastrukturën rrugore dhe ujërave të zeza në lagje.
Kandidati i së majtës u shpreh se çdo ditë do të kontribuojë që hapësira e përbashkët e qytetarëve të jetë më e mirë për fëmijët dhe për familjet e Cërrikut.
“Bashkinë e Cërriku do ta qeverisim bashkë me ju, për t’iu përmbajtur programi që ne kemi hartuar. Ato çka janë shkruar në këtë program janë premtimet që ne zotohemi se do t’i realizojmë në katër vitet e ardhshme me mbështetjen e qeverisë shqiptare, me forcën e votës suaj dhe me vullnetin dhe vizionin tonë. Për këtë duhet të ndiheni krenarë dhe besimplotë, sepse fitorja nuk është e njëri apo e tjetrit, por është e të gjithëve bashkë”, tha Toska.
Më tej, kandidati për kryetar i Bashkisë së Cërrikut tha se do të minimizojë problemin e papunësisë, duke hapur zyrat e punës, të cilat do të bëjnë studimet përkatëse për nevojat e tregut dhe do të asistojnë në mundësitë e punësimit në sektorin publik dhe privat.
Gjithashtu, Toska theksoi se do t’i jepet fund një herë e përgjithmonë problemi me ujin e pijshëm, duke investuar në sistemin e ujësjellësit që Cërriku të ketë ujë për 24 orë.
Ndërsa Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se programi i kandidatit Toska është një pasqyrë e përkushtimit që ai ka për Cërrikun dhe se pas fitores më 21 qershor do të nisë një ndryshim rrënjësor i këtij qyteti.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com