U çel sot Festivali i Arteve dhe Librit, ose ndryshe "Tirana Open 1", që do e shndërrojë për shtatë ditë Tiranën në një arenë arti dhe kulture. I shtrirë nga libri tek muzika, nga arti pamor tek filmi dhe arkitektura, "Tirana Open 1" do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, por edhe në Akademinë e Arteve, tek Piramida dhe në Galerinë Kombëtare.
Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, nën kujdesin të veçantë të të cilit u organizua "Tirana Open 1", i pari në llojin e vet në Ballkan, u shpreh kështu gjatë ceremonisë së hapjes, në Pallatin e Kongreseve: "Ky aktivitet, që nisi si një ide e mikut të paharruar Ardian Klosi, është kthyer në një pikë referimi që vit pas viti do të shkëlqejë si një institucion i krijuar nga njerëzit e artit, për njerëzit e artit. Qëllimi ynë, është që të stimulohen dhe të mbështeten sa më shumë nisma të njerëzve të njohur të artit sa herë që qasja e tyre është me projekte dhe sa herë që projekti i tyre hyn në mundësitë tona për t'i mbështetur edhe financiarisht. Duke investuar tek dituria dhe kultura, ne bëjmë një investim shumë herë më të çmuar, pasi bëjmë një investim tek liria e brendshme e njerëzve dhe tek liria e vetë shoqërisë sonë. "Tirana Open", është një kontribut për librin dhe mendimin, ndaj kjo është një arsye për të ftuar edhe prindërit që në këtë aktivitet të sjellin fëmijët e tyre"- u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
Sepse tashmë ,"Tirana Open" është format ndërkombëtar, thënë këtë, ndryshon edhe në hartë. Nuk është më as ballkanik, as europian, por botëror. "Emra të njohur, të ftuar specialë, artistë të guxmishëm, institucione publike, skena të pavarura, nisma private, publik i ri, vështrime sfiduese, kritikë tradicionalë, skeptikë profesionistë, pena të parehatuara, xhelozë inkurajues, spektatorë duarkryq, kalimtarë të rastësishëm në kryeqytet, tifozë parrullash, dashamirës të sokaqeve sociale, "voyeurs" virtualë e energjikë, të mirëseardhur në kërkim të vetvetes, gazetarë e amatorë të apasionuar, shëtitës pas pune e kureshtarë të dritareve të hapura, ëndërrimtarë optimistë, të gjithë janë të ftuar në TiranaOpen!"- ka shkruar Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro./atsh/
/Shqiptarja.com