80 mijë besimtarë katolikë më pak se në 2011, Kisha Katolike në dyshim për rezultatet e Censit 2023: Do të organizojmë vetë një regjistrim

Rënia me plot 80 mijë, ose 30%, e qytetarëve shqiptarë që janë deklaruar si besimtarë të krishterë katolikë ka shqetësuar Kishën Katolike në vend. Rezultatet e publikuara nga Censi i vitit 2023, me mbi 201 mijë katolikë teksa në vitin 2011 ishin rreth 281 mijë, janë kundërshtuar e parë me skepticizëm edhe nga  Kisha, e cila përmes zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Dom Mark Pashkja deklaron se nuk kjo ka ardhur për shkak të emigrimit dhe jo sepse besimtarët nuk kanë preferuar të jenë më katolikë.

“Dy fakte na shqetësojnë si Kishë katolike. Së pari tkurrja e popullsisë me rreth 410000 njësi ne krahasim me Censusin e vitit 2011. Ne mendojmë se numri është më i lartë se kaq. për sa i përket numrit të katolikëve, mund të themi se ne nuk kemi elemente në dorë për të gjykuar nëse realisht është ky numri i katolikëve në Shqipëri. Tkurrja e përgjithshme e popullsisë ka sjellë edhe tkurrjen e katolikëve dhe ikjen e tyre në vendet perëndimore, kryesisht në Evropë dhe në Amerikën veriore.- u shpreh Mark Pashkja.

Madje Kisha Katolike paralajmëron edhe një regjistrim besimtarësh të sajin.

“Në këto vite, ne si komunitet katolik, nuk kemi kryer regjistrime për popullsinë. Prandaj, edhe neve na lind një angazhim për ta kryer këtë Census nëpër Dioqezat dhe famullitë tona për ta njohur, edhe pse përafërsisht, por me realizëm, numrin e katolikëve në territor”

Komuniteti Katolik ka mbajtur qëndrim edhe për interpelancën parlamentare të zhvilluar më datë 27 qershor mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe deputetëve të opozitës, për surrogacinë. Për klerin katolik duhet më shumë transparencë dhe përfshirje më të gjerë të publikut.

“Kuvendi i Shqipërisë, por edhe Qeveria, të krijojnë sa më parë kushtet për një debat publik të vërtetë mbi një projekt-ligj që rrezikon të impaktojë në mënyrë të pakthyeshme marrëdhëniet shoqërore, konceptet etike dhe antropologjike që janë në themel të bashkëjetesës sonë, të drejtën themelore të familjes, integritetin dhe dinjitetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë”- tha Zëdhënës i Kishës.

Projektligji mbi nënat surrogate është një nga temat më të nxehta publike, dhe aktualisht është në fazën e konsultimit publik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve

Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve