Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve

Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve

Lulzim Basha dhe deputeti i PD Ervin Salinaji

Opozita ka reaguar lidhur me propozimet e PS për reformën zgjedhore, të cilët depozituan të vetëm në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, e ka cilësuar si plan antidemokratik sabotimin e listave të hapura dhe votës së diasporës.

Ai tha se nuk mund të mbahet pengë vullneti i shumicës me frikën e rënies nga pushteti.  

 “Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.  Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre. Frika nga vota e lirë, firka nga humbja e pushtetit, frika nga fundi i pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajne peng vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim të vërtetë”, shkruan ai.

Ndërkohë, lidhur me draftin e  PS të depozituar në Kuvend për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet e propozuara, ka reaguar edhe deputeti i PD Ervin Salianji.

Ai shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!”, shkruan Salianji.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, SHBA i kërkon Serbisë drejtësi

Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, SHBA i kërkon Serbisë drejtësi