Çështja Beleri/ Rama për median greke: S'mund të kemi dy drejtësi, s'përzihemi në punët e SPAK! Kërcënimet e Greqisë për hakmarrje? Antike, aspak evropiane

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për televizionin grek ‘ERT’ ku ka ripërsëritur qëndrimin e Shqipërisë për çështjen Beleri. Rama thotë se qeveria nuk ndërhyn në çështjet e gjyqësorit dhe kjo nuk ndryshon as për Belerin. Edi Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij për Fredi Belerin se kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, që akuzohet për blerje votash, është i barabartë si të gjithë qytetarët para drejtësisë.

Sa u përket kërcënimeve nga Athina për pengim të integrimit në BE dhe bllokimin e fondeve europiane për Shqipërinë, kreu i qeverisë e cilësoi këtë gjë antike dhe larg frymës europiane.

“E rëndësishme të dëgjohen të dyja kambanat, jo njëra. Kjo është arsyeja se pse e kontaktova vetë gazetarin grek. Ka 80 vjet që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore, dhe ende Greqia ka në fuqi ligjin e luftës, një arkaizëm i madh, ne jemi shumë të interesuar ta shohim të larguar nga rruga jonë e përbashkët. Besoj tek miqësia dhe tek interesi ynë i përbashkët për të forcuar sa më shumë këtë miqësi, ashtu siç besoj se minoriteti grek në Shqipëri është një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës mes dy popujve, shteteve dhe dy shteteve, pavarësisht kush qeveris. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqopërisë që duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por edhe duhet të përgjigjet para ligjit si ccdo qytetar. S’mund të ketë dy drejtësi një për qytetarët shqiptarë me kombësinë shqiptare dhe një për ata me kombësinë greke.”- tha Rama.

I pyetur nëse paraburgimi i Belerit po zgjatet qëllimisht nga qeveria shqiptare në mënyrë që të mos betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, Rama e mohon kategorikisht. Ai shprehet se qeveria nuk ndërhyn në punët e SPAK e për këtë solli si shembull faktin se shumë zyrtarë të lartë, pjesë e PS-së janë në kërkim dhe në paraburgim nga Prokuroria e Posaçme.

“Së pari, që në momentin kur SPAK, Prokuroria jonë speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar futet në një proces zyrtarisht, gjithmonë unë, qeveria ime, partia që unë drejtoj, pra shumica parlamentare e Shqipërisë bën të njëjtën gjë, ekzakt të njëjtën gjë, siç kemi bërë dhe në këtë rast. I referohemi vetëm drejtësisë sovrane për të bërë drejtësi dhe nuk interferojmë në asnjë formë dhe përmes asnjë rruge, qoftë publikisht, qoftë jo publikisht në punën e saj. Sepse ky është një moment historik për Shqipërinë. Dhe sot kjo drejtësi nuk është në aktin e vetë të parë me zotërinë për të cilin është shqetësuar Athina zyrtare, por ky është njëri nga hallkat e zinxhirit të krijuar të këtyre akteve të goditjes së problemeve me të cilat ajo merret të njerëzve shumë pranë pushtetit.

Sot ish zëvendësi im është në kërkim. Janë 4 apo 5 kryetarë bashkish të Partisë Socialiste që janë në paraburgim, në pritje të daljes në gjyq për të njëjtën arsye:Vullnetin e kësaj drejtësie për të goditur pa parë se çfarë ngjyre ka, se afër kujt është apo se kë po lëndon nga pikëpamja politike apo nga pikëpamja financiare.”- tha Rama.

Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
‘Beleri nuk bëri betimin’, Rama: Pas afatit 90 ditor duhet ta shkarkojmë, kam kërkuar opinion nga departamenti ligjor

 

Në intervistën për televizionin grek ERT, Rama tha se ka kërkuar mendim nga këshilltarët lidhur me betimin e Belerit. Duke cituar ligjin Rama tha se kur ka përfunduar afati I 90 ditëve qeveria duhet ta shkarkojë  kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja.

“Në ndërkohë që siç e kam thënë, ne jemi duke studiuar rastin, pasi kur përfundon afati i 90 ditëve, normalisht sipas çfarë thuhet në ligj, qeveria duhet ta shkarkojë kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe duhet të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja. Mirëpo ky është një rast shumë specifik dhe për këtë arsye unë i kam kërkuar departamentit ligjor këtu në Kryeministri që të japë opinionin se çfarë duhet të bëjmë ne dhe do të zbatojmë përsëri atë që është më e drejta. Unë do të isha  i lehtësuar nëse ne do të mundeshim që t’i linim  procesit gjyqësor mundësinë të përfundonte dhe në fund të procesit të dinim nga drejtësia, jo nga Greqia nëse ky njeri është i fajshëm apo është i pafajshëm” tha Rama.

Ora 18:42
Rama: Kërcënimet e Greqisë ndaj nesh për Belerin, se do hakmerret, janë antike! S’kanë asgjë europiane, Athina duhet të kuptojë se jemi miq të vërtetë

 

Kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Beleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, nuk është në dorën e tij, por të drejtësisë dhe askush nuk mund të ndërhyjë. Në lidhje me kërcënimet e Athinës zyrtare, se kjo gjë mund të ndikojë dhe bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë e cilësoi këtë gjë antike dhe larg frymës europiane.

“Por një gjë dua të them në fund. Greqia apo Athina mendon se topi është në këtë zyrë për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet që nëse topi nuk shkon në atë drejtim ku e do Athina, Athina do të hakmerret me Shqipërinë, duke penguar procesin e anëtarësimit në BE, – kjo është jo evropiane dhe kjo është shumë antike sipas meje. Te Greqia unë shoh, partnerin tonë jo vetëm në Ballkan, por edhe partnerin tonë edhe në BE.

Kështu që shpresoj shumë që vendosja e bustit të kryeministrit Mitsotakis në Derviçan, çka e kam premtuar atëherë dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem nga ai premtim pse ka sot një keqkuptim, të jetë një tjetër arsye për t’u kuptuar mirë me njëri-tjetrin, që në Tiranë, në këtë zyrë, Greqia ka një mik, një mik të vërtetë, një mik të sinqertë”, u shpreh Rama.

Ora 18:35
Po zgjatet qëllimisht paraburgimi i Belerit? Rama: S’i ndërhymë SPAK! Ja komenti për Ahmetajn dhe 5 kryebashkiakët në paraburgim

 

I pyetur nëse paraburgimi i Belerit po zgjatet qëllimisht nga qeveria shqiptare në mënyrë që të mos betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, Rama e mohon kategorikisht. Ai shprehet se qeveria nuk ndërhyn në punët e SPAK e për këtë solli si shembull faktin se shumë zyrtarë të lartë, pjesë e PS-së janë në kërkim dhe në paraburgim nga Prokuroria e Posaçme.

“Së pari, që në momentin kur SPAK, Prokuroria jonë speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar futet në një proces zyrtarisht, gjithmonë unë, qeveria ime, partia që unë drejtoj, pra shumica parlamentare e Shqipërisë bën të njëjtën gjë, ekzakt të njëjtën gjë, siç kemi bërë dhe në këtë rast. I referohemi vetëm drejtësisë sovrane për të bërë drejtësi dhe nuk interferojmë në asnjë formë dhe përmes asnjë rruge, qoftë publikisht, qoftë jo publikisht në punën e saj. Sepse ky është një moment historik për Shqipërinë. Dhe sot kjo drejtësi nuk është në aktin e vetë të parë me zotërinë për të cilin është shqetësuar Athina zyrtare, por ky është njëri nga hallkat e zinxhirit të krijuar të këtyre akteve të goditjes së problemeve me të cilat ajo merret të njerëzve shumë pranë pushtetit.

Sot ish zëvendësi im është në kërkim. Janë 4 apo 5 kryetarë bashkish të Partisë Socialiste që janë në paraburgim, në pritje të daljes në gjyq për të njëjtën arsye:Vullnetin e kësaj drejtësie për të goditur pa parë se çfarë ngjyre ka, se afër kujt është apo se kë po lëndon nga pikëpamja politike apo nga pikëpamja financiare.”

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dule: 31/08/2023 09:20

    Ky eshte patriot. Se mos te shpeton nga goja problemi Çam se te varin prej b*lesh greket.

    Përgjigju
    • Tepelena: 31/08/2023 10:54

      Ceshtja e detit dhe ligji i luftes kane prioritet. Pastaj ceshtja came.

    • Edi Rama: 31/08/2023 09:55

      Çamëria?? Nuk më kujtohet

  • Okhhhhh: 31/08/2023 00:54

    Po shyqyr or man we doli nje bur dhe pese eshte i lorrupyuwr i pabes po paska nje fije patriotizem

    Përgjigju
  • A. N.: 31/08/2023 00:10

    Po ku kemi patur ndonjehere ne 2 drejtesi? Na e ka zili edhe Zvicrra ngaqe jemi shteti me i rregullt ne bote. Dikush denohet me vite per vjedhje te 10mij lek energjie elektrike ndersa te tjere per vjedhje milionash euro dalin nga burgu me raporte mjekesore.

    Përgjigju
  • Ben: 30/08/2023 21:44

    Degjojeni se nuk ha m..t kot ky

    Përgjigju
    • Or tej: 30/08/2023 22:14

      Degjoje edhe per ne or teeeejjjjj

  • asolingo: 30/08/2023 20:17

    Qirjako meso nga leksioni i Rames jo vetem ti po gjithe ballkani.Mbas shume dekadash Shqiperia ka personalitetin e duhur.

    Përgjigju
  • Anglikon: 30/08/2023 20:13

    A thu se rritet ekonomia shqiperise po u fol kaq sh per belerin!!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/08/2023 19:06

    Edvinkryeministri ndodhet ne veshtirsi serioze e tenrenda si kryeminister,qeveri e kryetar partie dhe eshte duke bere garret me kolloqithje rigoni se qeveria e tij nuk merr as 10% te besimit publik,pra qeveria etij ka rene....

    Përgjigju
    • Ndergjegja: 30/08/2023 21:36

      Kafshës i behet bajga e lopes per politiken e jashtëme të pshurrun te edvinit@salehut@likeleshit....

    • Kafsha: 30/08/2023 20:14

      Ty nuk te vrer ndergjegja per politiken e jashtme apo te ka ngelur gozhda tek rama ik?? Disa jeni per shume peshtym surratit

  • Henri: 30/08/2023 18:48

    Rama gjithnje ka mbajtur nje qendrim te drejte dhe dinjitoz, ndaj duhet pergezuar per kete pjese! Drejtesia do te vendoset sa me shpejt te jete e mundur! Bravo kryeminister

    Përgjigju
  • Ina: 30/08/2023 18:41

    Keni folur ashtu sic duhet kryeminister duke mos mbajtur anen e asnjerit

    Përgjigju
  • Ema: 30/08/2023 18:39

    Drejtesia po meret me kete ceshtje dhe shume shpejt do te jepet vendimi

    Përgjigju
  • Eni: 30/08/2023 18:38

    Shume mire keni folur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara