TIRANE- Ndërmjetësi për shitjen e kompanisë OSHE tek CEZ, Nuel (Nue) Kalaj, është thirrur zyrtarisht nga Komisioni Hetimor për çështjen e CEZ, për të dëshmuar.
Report TV siguron dokumentin që iu nis me postë Nuel Kalajt nga komisioni hetimor, ku i kërkohej të paraqitej për të dëshmuar.
Nuel Kalaj u thirr nga komisioni hetimor për privatizimin e CEZ-it disa ditë më parë, por nuk u paraqit në mbledhje, pavarësisht se kreu i këtij komisioni, Taulant Balla iu drejtua atij përmes një fletëthirrje, ndërkohë që një kërkesë tjetër i është përcjellë Policisë së Shtetit për shoqërimin e tim me forcë.
Dokumenti ka mbërritur në banesën e Kalajt nga shërbimi Postar, por është kthyer prej aty në drejtim të Kuvendit me mbishkrimin sipër "larguar nga vendi".
Sekseri Nuel Kalaj është thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor lidhur me rolin e tij në privatizimin e OSSH-së te kompania çeke, CEZ. Përmes një reagimi të tij në Facebook, pasi nuk mori pjesë në komision, Kalaj tha se ndodhej në Kosovë për çështje pune dhe se ësthë i gatshëm të përgjigjet për çdo akuzë në drejtim të tij.
Ai rezulton të ketë një adresë në Francë, një në Kosovë dhe një në Tiranë, ku ka qëndruar tek pallati që është pronë e bodyguardit të Liri Berishës dhe Shkëlzen Berishës, gjatë kohës që ata ishin në pushtet.

(Zarfi i fletëthirrjes drejtuar Nuel Kalajt)
Seanca e radhës e komisionit hetimor për CEZ-in zhvillohet ditën e hënë në orën 11:30.
Nuk dihet ende nëse Nuel Kalaj do të marrë pjesë në këtë mbledhje për të dëshmuar lidhur me rolin e tij në privatizimin e OSSH-së dhe transaksionet bankare të kryera prej tij pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, në vlerën e 7 milionë eurove.
Kalaj tërhoqi 7 milionë euro disa ditë përpara zgjedhjeve të 2009-ës
Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH ka administruar nga një bankë e nivelit të dytë disa llogari bankare të Nue Kalaj i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro.
Këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.
Gjithashtu Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka berë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nuel Kalaj.
Por, Nuel Kalaj, në dëshminë e dëshmitarit Romeo Kara në Komisionin Hetimor, rezulton të ketë qenë edhe ndërmjetesi i kontakteve dhe bisedave ndërmjet Qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

komisionit hetimor për Kalajn">