Sondazhi i Piepolit analizon fluksin e votave: Të zhgënjyerit nga LSI 48.9%, PD 6,7% dhe PS 6.5%! Ja ku shkojnë votat e tyre

TIRANË- Për herë të parë një sondazh në Shqipëri analizon fluksin elektoral pak ditë para zgjedhjeve. Këtë risi publikut ia paraqiti instituti prestigjoz italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV. Kur mungojnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit vihet re se partia që ka zhgënjyer më shumë elektoratin e saj dhe që me gjasa nuk do ta votojnë përsëri  është LSI-së. 
Në një krahasim me zgjedhjet e 2017 vetëm gjysma e atyre që votuan LSI-në janë të gatshme ta votojnë edhe të dielën, 51% e tyre. Ndërkohë 29% e votuesve të LSI-së në 2017 do të votojnë të dielën PS, ndërsa 17% e tyre do votojnë në 25 prill PS. Pas LSI-së, përqindjen më të lartë e të zhgënjyerve e ka PDIU e Shpëtim Idrizit, 15, 9% të elektoratit të saj. Ndërsa PD dhe PS nuk kanë shkaktuar një zhgënjim të madh te elektorati që i votoi në 2017.

Shumica e votuesve të cilët nuk kanë qenë votues të asnjë prej 4 forcave kryesore në vitin 2017 do të votonin Partine Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim më  25 prill. Kjo edhe për arsyen se shumica e partive të vogla sot janë në një liste me PD. Një përqindje të madhe të kësaj kategorie votuesish  shkojnë për PSD e Tom Doshit, më pas do të votohej Nisma Thurje, ndërkohë që

Partia Socialiste dhe LSI do të votoheshin shumë pak nga ish-votuesit e partive politike në vitin 2017, respektivisht 7.9% dhe 3%.

Të pavendosurit janë shprehur se nëse do të binden të votojnë në momentin e fundit shumica do të zgjidhte Partinë Socialiste, ndërsa pas saj vjen PD dhe Aleanca për Ndryshim. Gjithsesi mbetet një përqindje e madhe e të pavendosurve që nuk do shkojnë të votojnë të dielën 51%.

Instituti Piepoli realizon prej 60 vitesh sondazhe në Itali për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare. Edhe këtë vit kishte partner në Shqipëri Report Tv dhe 7 sondazhet e fundit ishin pjesë e marrëveshjes mes palëve për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.

Lexo edhe
SONDAZHI I PARË I PIEPOLIT
SONDAZHI I DYTË I PIEPOLIT
SONDAZHI I TRETË I PIEPOLIT

SONDAZHI I KATËRT I PIEPOLIT
SONDAZHI I PESTË I PIEPOLIT
SONDAZHI I GJASHTË I PIEPOLIT
SONDAZHI I SHTATË I PIEPOLIT

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:13
Cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisjes së ardhshme?! Shumica dërrmuese e shqiptarëve: Integrimi në BE dhe lufta kundër krimit e korrupsionit

Në këtë sondazh të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit, qytetarët shqiptarë janë pyetur edhe mbi prioritet që duhet të ketë qeveria e ardhshme, pavarësisht se cila do të jetë ajo. Ajo që vihet re është se avancimi me procesin e integrimit evropian, pra marrja e statusit të vendit kandidat, duhet të jetë kryeprioritet për qeveritarët e 4 viteve që vijnë. Gjithashtu të pyeturit kanë vlerësuar thuajse maksimalisht çështje të shtetit të së drejtës si lufta kundër trafikut të drogës, lufta kundër krimit të organizuar si dhe ajo kundër korrupsionit. Duke pasur parasysh situatën edhe çështje të tilla si menaxhimi i pandemisë dhe situatës post tërmet kanë merituar një vëmendje të veçantë. Të tjera çështje me të cilat do të duhet të përballet qeveria që del nga zgjedhjet e pas një jave për shqiptarët janë papunësia, problemet e pronësisë, reforma në drejtësi etj. 1618953260_problemet1.jpg

1618953303_problemet2.jpg

 

Ora 23:12
44% e shqiptarëve kanë vendosur votën pro qeverisë prej vaksinimit

1618953176_vaksina.jpg

Fushata e vaksinimit masiv ka bërë që një përqindje e madhe shqiptarësh të ndryshojnë mendimin e tyre për Qeverinë dhe të binden ta votojnë Partinë Socialiste. Në sondazhin e Piepolit në Report Tv 44% thonë që nuk kanë ndryshuar mendim. Vetëm 6% e të pyeturve thonë se kanë ndryshuar mendimin në negativ dhe e gjitha fushata e vaksinimit e ka bindur të votojë kundër.

Ora 23:05
Sërish rënie e gatishmërisë për të marrë pjesë në zgjedhje, më 25 prill pritet një pjesëmarrje 53-57%

1618952775_pjesemarrjaemundeshme.jpg

53% deri në 57% e shqiptarëve shprehin gatishmërinë që të shkojnë në kutitë e votimit më 25 prill. Edhe në këtë sondazh të fundit të Piepolit në Report Tv është vënë re një rënia e gatishmërisë së votuesve për të shkuar para kutive të votimit. Në sondazhin e para 11 ditëve përqindja ishte 55-59% pra një rënie me 2 pikë përqindjeje. Ndërkohë që krahasuar me sondazhet e muajve nëntor, janar apo shkurt ka një rënie të rëndësishme të predispozicionit për të shprehur vullnetin në zgjedhjet e 25 prillit pasi janë 6 apo 7 përqind e shqiptarëve që kanë ndryshuar qëndrim dhe tashmë refuzojnë të votojnë.

Ora 22:59
Gati gjysma e të pavendosurve të sotëm kanë votuar PS në 2017! 16% PD-në dhe 22% LSI

1618952369_2017tepavendosuritesotem.jpg

10.2% e qyterarëve shqiptarë janë ende të pavendosur se kë do të votojnë edhe pse kanë mbetur pak ditë nga dita e zgjedhjeve. Kjo kategori votuesish është pyetur nga Instituti Piepoli se cilin kanë votuar në 2017 dhe 44.3 % e tyre thonë se kanë qenë votues të Partisë Socialiste. 21.9 përqind thonë se kanë votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe 16.2 përqind Partinë Demokratike. Përqindjet e tjera i përkasin PDIU dhe forcave të tjera politike.

Ora 22:59
Shumica e të pavendosurve mbeten të tillë, vetëm 23% do të votonin në fund 3 partitë e mëdha

1618952414_tepavendosur.jpg

Një përqindje e konsiderueshme e votuesve shqiptarë ende nuk e kanë vendosur nëse do të shkojnë të votojnë më 25 prill, por Piepoli i ka pyetur që nëse në fund do të vendosnin të votonin për cilën forcë politike do të shprehnin besimin. 51% shprehen se janë të pa vendosur serish. 22% e tyre do ta fusnin fletën e bardhë në kuti ndërkohë që vetëm 23 përqind do të ndaheshin mes 3 forcave kryesore politike, respektivisht 13% për PS, 9% për PD dhe 1% për LSI.

Ora 22:55
Votuan partitë e vogla në 2017-n, shumica shkojnë te PD në këto zgjedhje

1618952175_tetjere.jpg

Shumica e votuesve të cilët nuk kanë qenë votues të asnjë prej 4 forcave kryesore në vitin 2017 do të votonin Partine Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim më  25 prill, më konkretisht 42.6% e votave. Kjo edhe për arsyen se shumica e partive të vogla sot janë në një liste me PD. Një përqindje të madhe te kësaj kategorie votuesish  shkojnë për PSD e Tom Doshit, konkretisht 17.8%. Nisma Thurje merr 16.8 përqind ndërkohë që Partia Socialiste dhe LSI do të votoheshin shumë pak nga ish votuesit e partive politike në vitin 2017, respektivisht 7.9% dhe 3%.

Ora 22:33
Të zhgënjyerit e LSI-së në 25 prill do votonin PS-në krahasuar me PD-AN

1618950809_tezhgenjyerlsi.jpg

Ndonëse janë zhgënjyer nga LSI-ja, ato do të votonin sërish këtë forcë politike në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë, ajo që vihet re në sondazhin e publikuar ditën e sotme nga Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv është se 29.5% do të votonin PS, e ndërsa një përqindje më e vogël do shkonin për PD-AN. Më konkretisht 17.2% të votave.

Ora 22:29
Të zhgënjyerit e PDIU do zgjidhin PS-në para LSI-së

1618950608_tezhgenjyerpdiu.jpg

Votat e të zhgënjyer të PDIU në këto zgjedhje do të shkonin për PD-AN-në, ose e thënë në me anë të shifrave 84.1% për koalicionin opozitar, 15.9% për PS. E ndërsa ajo që ia vlen të theksohet rezulton se asnjë prej tyre nuk do të votonin për LSI-në, apo për ndonjë parti të vogël.

Ora 22:23
Të zhgënjyer e PD-së s'i japin votën LSI-së! Do votonin për PS, PSD dhe Nisma Thurje

1618950238_tezhgenjyerpd.jpg

Referuar sondazhit të bërë nga Instituti Prestigjioz italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, të zhgënjyer e PD-së do të preferonin më tepër PS-në se LSI-në në këto zgjedhje. Më konkretisht, 93.3% do të votonin sërish për koalicionin opozitar, e ndërsa 3.8% e votave do të shkonin për PS-në. Nga të zhgënjyerit e PD-së, LSI-ja do të merrte vetëm 0.3% të votave, shumë më pak se PSD-ja e Tom Doshit apo Nisma Thurje, ku kandidon një ish-demokrate, vajza e Azem Hajdarit një prej themeluesve të PD-së, Rudina Hajdari.

Ora 22:22
93.5% e socialistëve do të votonin sërish PS në 25 prill, pjesa tjetër për PD, shumë pak për LSI

1618950195_tezhgenjyerps.jpg

Socialistët e zhgënjyer do të votonin sërish për PS-në në zgjedhjet e 25 prillit dhe ajo që vihet re se kjo është në përqindje shumë të madhe. Më specifikisht, sipas sondazhit të bërë nga Instituti Piepoli, publikuar sot në Report Tv, 93.5% e të zhgënjyerve do të votonin sërish PS në këto zgjedhje. Pjesa Tjetër do të ndahej mes PD dhe LSI, ku për këtë të fundit do të votonin më pak edhe pse në ideologji janë të majtë dhe kanë qeverisur më herët me socialistët.

Ora 21:45
PD dhe PS humbin shumë pak nga votuesit e 2017-s, LSI-në e braktisin gati gjysma e atyre që e votuan

Pothuajse gjysma e votuesve që e kanë votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2017 kanë vendosur që të mos e votojnë më këtë forcë politike në këto zgjedhje. Ky është përfundimi që ka dalë nga sondazhet e Institutit Piepoli, publikuar në Report Tv. 48.9% e atyre që kanë besuar te LSI para 4 vitesh nuk e kanë më këtë besim. Shifër interesante është edhe ajo e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, e cila ka humbur 15.9% të votuesve të saj. Të papërfillshme janë humbjet nga radhët e votuesve të tyre për PS dhe PD, respektivisht 6.5 dhe 6.7 përqind.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daje Ceni: 21/04/2021 10:46

    Sondazhet jane kot dilni dhe pyesni ne rruge ose me telefon dhe jeshtu ju e parashikoni se kush i fiton zgjedhjet ate e tregon kutia e votimit.

    Përgjigju
  • Mato: 20/04/2021 22:39

    Me te zhgenjyer besoj e kane per ato qe i kane blere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja