Çfarë fshihet pas incidenteve 
elektorale të zgjedhjeve vendore?

Çfarë fshihet pas incidenteve <br />elektorale të zgjedhjeve vendore?
TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka dhënë dje detaje për incidentin elektoral të ndodhur pak ditë më parë në Sukth. Sipas Spahos, policia në mënyrë të qëllimshme ka gënjyer duke shpallur në kërkim vetëm dy nga autorët që kanë kryer aktin e dhunshëm gjatë mitingut elektoral të kandidates së PD-së, Grida Duma.

Pretendimet e Spahos lidhem me filmimet dhe dëshmitë e tre të plagosurve në atë miting ku tregohet qartë që veç personave që janë shpallur në kërkim, autor kryesor i sulmit të dhunshëm është Berti Hoxha.

“Policia është bërë pjesë e këtij skenari me qëndrimin mbrojtës ndaj autorit kryesor i cili nuk u ndalua megjithë kallzimin e bërë dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë në vendngjarje”, u shpreh Spaho, teksa theksoi se autorët e incidentit janë parë të marrin pjesë në takimet elektorale të kandidatit të mazhorancës, Vangjush Dako. Por ky nuk ishte i vetmi incident elektoral i ndodhur në qytetin e Durrësit para zgjedhjeve të 21 qershorit. Por çfarë fshihet pas incidenteve elektorale dhe sa prej tyre janë të stisura politikisht?

Kur është shënuar incidenti i parë elektoral në prag të zgjedhjeve të 21 qeshorit?
Megjithëse fushata zgjedhore sipas afateve të përcaktuara në ligj dhe të bëra publike nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, kanidatët e shapallur nga partitë politike nisëm menjëherë fushatën. Përcaktimi i kandidatëve nxorri në pah edhe bashkitë në cilat gara elektorale do të ishte më e fortë për shkak të emrave të pëcaktuar, ashtu siç ndodhi në Bashkinë e Durrësit. Në datën 2 maj kur duheshin edhe 20 ditë për të nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, militantë të Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike u konfruntuan mes tyre gjatë një mitingu elektoral të kandidates demokrate Grida Duma.

Demokratët dolën menjëherë në deklaratë në të cilin shprehnin indinjatën e tyre për provokim nga të majtët, fakt të cilin e vërtetuan edhe përmes pamjeve filmike. Provokimi i të rinjve socialistë kishte ardhur përmes lëvizjes me shpejtësi me makinë dhe publikimit të simboleve të Partisë Socialiste gjatë kohës që kandidatja demokrate ishte në mitingun e saj elektoral. Policia ndaloi autorët e ngjarjes, ndërkohë që Partia Demokratike bëri përgjegjëse për këtë akt mazhorancën e cila sipas tyre pas shtimit të zgjedhësve në mënyrë fiktive në Durrës po tentonte dhunimin e opozitës

Çfarë ndodhi pas incidentit të Durrësit dhe çfarë qëndrimi mbajti opozita?
Kur nuk ishte harruar ende incidenti elektoral i ndodhur në Durrës, opozita denoncon një tjetër rast dhune. Këtë herë bëhej fjalë për sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës në mbrëmjen e 6 majit në Ersekë, një person tentoi të godiste me karrige kryetarin demokrat Lulzim Basha. Nga kjo ngjarje ngeli i plagosur, ndërkohë që zhurma mediatike që prodhoi ngjarja ishte shumë herë më e madhe për shkak se ishte tentuar të goditej kryetari i opozitës.

Të enjten e 7 majit në seancë pleanare, kreu i grupit parlamantar të PD-së, Edi Paloka e quajti incidentin elektoral të urdhëruar mbase dhe të paguar për të sulmuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Sipas Palokës vërtetimi se akti ishte i orkestruar nga Rama u vërtetua përmes heshtjes së kryeministrit. PD publikoi foto të autorit të ngjarjes, i cili shfaqej me flamuj të rilindjes dhe për më tepër me deputetin socialist Pandeli Majko.

Edhe në këtë rast, autori u ndalua nga policia ndërkohë që kryetari i Kuvendit Ilir Meta i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimet për ngjarjen. Pa u mbyllur incidenti elektoral me kryetarin e PD-së Basha, opozita denoncoi një tjetër rast në Shkodër. Partisë Demokratike e Shkodrës denoncoi vjedhjen  gjatë orëve të natës të zyrave numër 5 të saj. Sipas demomokratëve u vodhën një sërë dokumentesh të rëndësishme zgjedhore dhe kompjuteri që kjo forcë politike kishte në zyrë. 

Cili është incidenti më i rëndë elektoral i ndodhur deri tani?
Zyrtarizimi i nisjes së fushatës zgjedhore në 22 maj 2015 u shoqërua edhe me incidentin më të rëndë të këtyre zgjedhjeve. Një inspektor policie në Vaun e Dejës, qëlloi me armë vëllain e kandidatit të djathtë Zef Hila për këtë bashki Fred Hila.

Policia e Shtetit mori masën e pezullimit menjëherë për efektivin Gjergj Todani. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka i bëri thirrje menjëherë misionit të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së për monitorimin e asaj që ai e konsideroi përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar ndaj opozitës. Në të njëjtën kohë PD kërkoi nga organet e drejtësisë nisjen e hetimeve për të dhënë dënimin e merituar për urdhëruesit e dhunës policore.

Cili përfaqsues i mazhorancës ka reaguar për incidentet dhe si i ka përcjellë opozita te ndërkombëtarët?
Përfaqsuesit e mazhorancës pak kanë reaguar lidhur me incidentet e ndodhura në prag apo gjatë nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Megjithë denoncimet e vazhdueshme nga opozita, i vetmi që ka zgjedhur të reagojë lidhur për këto episode të ndodhura ka qenë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Lidhur me atë që ndodhi në Vaun e Dejës, Meta dënoi aktin dhe i kërkoi organeve kompetente të zbardhin ngjarjen.

Por përfaqsues të mazhorancës shpesh i kanë konsideruar si të stisusara këto incidente, duke pretenduar se opozita nëpërmjet tyre kërkon të paraqesë një gjendje pasigurie në prag të zgjedhjeve vendore, duke i paraprirë një rezultati të dobët që pret të marrë në zgjedhje. Ndërkohë kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar këtë të hënë me kryesuesen e misionit të vëshgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Audry Glover, shprehu shqetësimin e tij për cënimin dhe vënien në rrezik të standardeteve të zgjedhjeve nga dyshja Rama-Meta.

Sipas kryetarit të opozitës, mazhoranca ka nisur të ngrejë skemën e manipulimit të votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë. Gjatë takimit me kryesuesen e misionit të OSBE-ODHIR, kryedemokrati Basha përcolli edhe shqetësimet për dhunën policore dhe presioni ndaj disa kandidatëve, të cilat sipas tij janë shembull i keq i përdorimit politik nga qeveria të Policisë së Shtetit.

Çfarë paralajmëroi opozita përpara se të pranonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hartën e re territoriale?
Partia Demokratike paralajmëroi se do të bojkotonte zgjedhjet 2 ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të merrte vendimin për ta konsideruar kushteutese hartën e re me 61 njësi të miratuar nga qeveria. Megjithatë nga reagimet e ndërkombëtarëve dhe konsultat me aleatët demokratët u tërhoqën nga vendim ekstrem. Incidentetët e ndodhura së fundmi të cilat të gjitha kanë pasur si pjesë të dëmtuar opozitën, shihen me skepticizëm nga mazhoranca e cila i konsideron ato një “këmbanë alarmi” që opozita po tund para zgjedhjeve për të paralajmëruar humbjen.

Përfaqsues të së majtës e konsiderojnë “viktimizimin” e opozitës një realitet që bëhet jo vetëm për të justifikuar humbjen përpara elektoratit të djathtë por edhe për të krijuar një realitet tjetër përpara ndërkombëtarëve. Për këtë fakt, kryetari i Kuvendit Meta gjatë takimit me kryesuesen e misionit të vëshgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Audry Glover kërkoi që të shtohej numri i vëzhguesve në çdo qendër votimi për të siguruar zgjedhje të ndershme.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU