Pas një vakti të shijshëm, shumë prej njerëz preferojnë të flenë, të bëjnë dush apo palestër. Megjithatë sipas ekspertëve, këto veprime nuk duhen bërë, sepse ndikojnë në shëndetin tonë.
Më poshtë kemi listuar aktivitetin e gjërave që nuk duhet të kryeni.
Shmangni ngrënien e frutave
Sipas dietologes, Manisha Chopra, frutat e freskëta janë ushqimet më të shëndetshme. Por, kur i hani pas ngrënies, ato përzihen me ushqimin e konsumuar dhe kufizojnë përthithjen e tij. Kjo mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe gjithashtu të ndryshojë vlerën ushqyese të ushqimit që po konsumoni.
Shmangni pirjen e cigareve
Kjo është një nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni trupit tuaj.
“Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Ne tashmë e dimë se sa i dëmshëm është për trupin tonë, por pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është në fakt 10 herë më keq. Cigaret përmbajnë lëndë kancerogjene që mund të përkeqësojnë sindromën e zorrës së irrituar dhe madje të çojnë në kolit ulceroz”, thotë Manisha.
Shmangni gjumin
Nëse ju pëlqen gjumi pas një vakti, atëherë është koha të mos e bëni këtë, sepse sipas ekspertit, është një zakon i dëmshëm. Kur flini pasi keni ngrënë, lëngjet tretëse të prodhuara nga stomaku ngrihen dhe shkaktojnë urth.
Shmangni dushin
Mos bëni dush pas ngrënies. Kur bëni dush pas ngrënies, gjaku nxiton në lëkurë për të rregulluar temperaturën e trupit, gjë që mund të çojë në probleme me tretjen pasi tretja ka nevojë për shumë energji.
Shmangni ushtrimet
Aktiviteti fizik menjëherë pas ngrënies mund të prishë procesin tuaj të tretjes. Te shumë njerëz shkakton të vjella apo fryrje stomaku.