Çfarë po hanë shqiptarët, dietologia Kalleshi: Në këmbë për t’i thënë “Stop” makutërisë me tregjet!

Aksionet e fundit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, siguria ushqimore, çfarë po hanë sot shqiptarët, por edhe dietat pas sezonit veror, këto kanë qenë temat kryesore që dietologia Anila Kalleshi ka komentuar në studion e lajmeve në Report Tv. Kalleshi ka thënë se siguria ushqimore është në ditë alarmante në Shqipëri, pasi të gjitha produktet kryesore të shportës janë të pasigurta. Kalleshi ka renditur shkaqet dhe pasojat në shëndetin  e njeriut, të shkaktuara direkt nga ushqimet e pakontrolluara. Kalleshi ka thënë se të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të garantuar një ushqim më cilësor.

Intervista e plotë

Çfarë po ndodh me sigurinë ushqimore? Sa i rrezikshëm është ky miell që u sekuestrua sot, nëse do konsumohej nga qytetarët?

Ne jemi një popull që e kemi të lidhur ushqimin domosdoshmërisht me bukën, sidomos me miellin. Kuzhina jonë është e lidhur drejtpërdrejt me miellin. Kokrra e grurit përbëhet nga embrioni, endospori dhe lëvozhga. Çfarë ndodh me këtë miell? Në rastin kur mielli është i procesuar, ne humbasim vlera ushqyese. Nëse kemi një produkt të procesuar, përveç proteinës në vlera minimale, kemi mungesë totale të vitaminave. Mangësi të theksuar të këtyre elementëve, s’kemi vlera ushqyese, prandaj këmbëngulim që produkti të jetë i mirë. Problematika ka pafund, unë kam dëgjuar edhe për ardhje të miellit nga Kina. S’paska bukë integrale, por bukë e plotësuar, me miell të përzier. S’marrim vlerat që duhet të marrim. Ekziston një ligj shqiptar që ka lejuar që të futet me një % rreth 9%, për biskotat dhe makaronat. Dallimin e bën tregtari i ndershëm. Kanë furra buke që janë përgjegjëse, që bëjnë artikuj të mirë. Është në dorë të autoriteteve të kontrollit, që të kontrollojnë cilësinë.

Për t’u treguar vetë të kujdeshëm, si mund ta dallojë një qytetar një bukë të mirë nga një bukë me ngjyrues?

Në fakt, sot është goxha e vështirë. Më të sigurtë janë qytetarët që e blejnë vetë grurin. Në rastin kur e blejmë në dyqan, ajo na ofrohet në ngjyrë që mund të na gënjejë syrin, prandaj duhet autoriteti që e kontrollon.

Nëse një bukë prishet pa u konsumuar, çfarë tregon kjo gjë?

Për çdo produkt, ka një afat të caktuar. Buka duhet konsumuar jo e nxehtë, pasi mund të shfaqen element kancerogjen, shkakton akrilamide. Kur e konsumojmë brenda 5-6 orësh, dhe buka është e ftohtë jemi të mbrojtur.

Të ndalemi tek një shprehje “buka të shëndosh”, është e vërtetë?

Unë jam autore e një libri “Të jetosh pa grurë”, dhe iu jam referuar rasteve me intolerancë gluteni, që shumë njerëz e kanë nga gluteni, që gjendet tek gruri, pasi pas procesimit sjell këtë gjë. Ka njerëz që s’duhet të konsumojnë gjithë jetën produkte nga gruri, pasi sjell shumë probleme shëndetësore për ta. Kam njohur njerëz që s’konsumojnë dot kurrë këto produkte, por personat intolerant dhe alergjikë, duhet mos ta konsumojnë. Ata e zëvendësojnë vlerat ushqyese me produkte të tjera. Por për shëndetin, buka s’ka një sasi kalorie shumë të madhe. Buka është shoqëruese, varet nga çfarë e ha bukën. Universiteti i Harvardit ka dalë në përfundimin se duhet të konsumohen drithëra.

Aksionet kanë vijuar gjithë verën, pula të bllokuara nga Brazili, por sa shqetësuese është siguria ushqimore? Dhe pyetja thelbësore, çfarë hanë shqiptarët?

Nuk kemi siguri ushqimore. Ishim dikur që bota na shihte se prodhohej ushqim bio, ndërsa sot njihemi për pesticide. Nuk është e ndaluar pesticidet, por sasia e përdorur bën që të bëhen të rrezikshëm. Tregtarët tanë harrojnë që me këto produkte ushqehen njerëz, por e kalojnë masën.

Orizi është artificial dhe i shtohet orizit që ne konsumojmë, dhe tek orizi kemi oriz të përzier. Ne ishim të fundit që nisëm të eksploronim në këtë fushë, dhe për fat të keq i kemi arritur shumë shpejt vendet e zhvilluara . Gjëja që më shqetëson më tepër është që në këtë treg që na ofrohet nuk ka një treg me bio, një treg të trajtuar dhe konsumatori njoftohet. Ne shohim që rastet me kancer janë shtuar, sepse njerëzit konsumojnë ushqime të këqija, ndotja e mjedisit, uji i pijshëm etj. Këta njerëz që duhen mbrojtur, e kanë shumë të vështirë të bëjnë një përzgjedhje ushqimesh të sakta.

Ajo çfarë na ofrohet, në bazë të ushqimeve, a e shohin shqiptarët datën e skadencës?

Është gjëja më e thjeshtë, ndryshimi i datës së skadencës. Shkova në një dyqan shumë të njohur, buka ishte shumë e shtrenjë, pa gluten, 780 lekë, bukë pa shumë peshë brenda, kur e kam hapur kam qarë. Ishte e veshur me një paketim që nuk e shikoja dot çfarë kishte brenda, kur e hapa pashë që ishte e mbytur me myk. AKU donte të dinte ku unë e kisha blerë atë bukë.

Të gjitha këto aksione, a do arrijnë që të shkojmë drejt një të ardhmeje më të mirë?

Ka nevojë për shumë punë, dhe duhet të ngrihemi në këmbë për t’i thënë “Stop” makutërisë që po ndodh me tregjet shqiptare.

Çfarë iu sugjeroni atyre që kanë nevojë për t’iu kthyer formës së tyre trupore?

Koktejlet, ushqimet, kanë sjellë kilogramë të tepërt. Fillimisht do iu sugjeroja ndërgjegjësim. T’ja nisin nga aktiviteti fizik, më pas një regjim ushqimor, një dietë të balancuar. Patjetër që do kthehen në një peshë të mirë.

Cilat janë dietat më të mira?

Ka shumë dieta, dietat proteinike, dieta me fruta, dieta me perime, por unë mendoj se duhet një dietë e ekuilibruar, duhet të përmbajë gjithë makronutrientët dhe mikronutrientët, flasim për karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat, që janë përbërësit bazë. Dhe vitaminat dhe mineralet, që më herët nuk iu jepej prioritet. Një dietë e mirëbalancuar do të thotë që të konsumohen 5 vakte, në mënyrë të rregulltë. Një njeri me aktivitet ka nevojë për më shumë kalori. Dietat proteinike kanë një rezultat më të lartë, por ka më shumë probleme me trupin. Më e rëndësishme është një dietë e ekuilibruar, që të mos vuajmë nga anemia, stresi, këputje.

Rënie në peshë nëpërmjet kirurgjisë, sa të rrezikshme janë këto ndërhyrje?

Për të arritur në një ndërhyrje kirurgjikale, unë kam takuar disa persona të tillë, të cilët kanë rrezikuar direkt jetën. Nuk është se e zgjidh problemin ndërhyrja kirurgjikale, pasi nëse ti se ndryshon stilin e jetesës, ke besim tek vetja. Pasi bën këtë, mban një regjim ushqimor. Një vajzë që përtonte, bëri një ndërhyrje të tillë, pësoi peronit akut, duke rrezikuar jetën.

Siguria ushqimore, cila mendoni se është pjesa më e rrezikshme që po konsumojmë?

Hormonet që ekzistojnë tek mishi, psh studimet kanë treguar se në Francë është parë, që meshkujtë e moshën 15-16 vjeç kishin për tendencë të ndryshonin gjini. Kjo ndodh për marrjes së estrogjenit.  Këto djem, konsumonin shumë mish pule. Sipas Universitetit të Harvardit, hormoni i injektuar tek pula, shkaktonte këtë gjë. Zogu i pulës, i injektohej estrogjeni dhe për 3 ditë bëhej gati për t’u shitur. Kjo ishte pasoja. Kemi problem pafund, mishi i viçit shoqërohet me një gjilpërë në qafë. Domatet, kastravecat, sallata, kanë sasi jo të kontrolluar të hormoneve dhe pesticideve. Qumështi ruhet në raftet e dyqaneve për një kohë shumë të gjatë. Çfarë i hidhet këtij qumështi? S’mund të rrojë një qumësht 6 muaj.

Cilat janë pasojat në shëndetin tonë?

Pasojat janë më të mëdha tek njerëzit që vuajnë më pas nga kancerit. Kanceri i gjirit është kthyer në epidemi. Kemi tension, diabet, obeziteti, një sërë sëmundjesh që lidhen me mënyrën e ushqyerjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Student: 02/09/2018 12:35

    Nilaaaaaaaaa fikuuuuuuuu Nilaaaaaaaaa!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit