/ATSH-AFP/ -  Duartrokitur nga 800 të ftuar, dy gazetarët e të përjavshmes satirike franceze "Charlie Hebdo" morën dje në Nju Jork një çmim për lirinë e fjalës, katër muaj pas atentatit që përgjaku të përjavshmen satirike në Paris.
Çmimi i qendrës amerikane letrare PEN, që ka si synim mbrojtjen e shkrimtarëve në mbarë botën, iu dha Gerard Biard, kryeredaktor dhe Jean-Baptiste Thoret, kritik i gazetës, gjatë një darke gala në Muzeun e Historisë Natyrore, në Central park.
Masat e sigurisë ishin shumë të mëdha. Policë me armë gjysmë automatike ishin vendosur para ndërtesës. Gjithë të ftuarit duhet të kalonin detektorët.