Pajtim Bello: Çmontimi i antiamerikanizmit në PD nuk është detyrë vetëm e Bashës por e të gjithëve

Pajtim Bello: Çmontimi i antiamerikanizmit në PD nuk është detyrë vetëm e Bashës por e të gjithëve

Berisha në PD

Në Shqiptarja.com më 21 shtator 2021, kur sapo ishte zhvilluar foltorja e Fierit, në analizën “Ndalojeni Saliun! Shpëtoni Partinë Demokratike?!”, i pata kujtuar z. Basha: ”Nuk është lojë që do të luhet sipas statutit të PD dhe as në përshtatje me rregullat morale të bashkësive njerëzore të civilizuara...Sali Berishës nuk i duhet lejuar të krijojë avantazh dhe në fushë betejë të nxjerrë turmat. Mjeshtria e tij për ti manipuluar e nxitur turmat është e pakrahasueshme, një shkollë më vehte!.. ”. Duke njohur tipologjinë, psikologjinë, shkollën ku u formua dhe çfarë Saliu ka bërë në 31 vite përshkruajta skenarin më të mundshëm që Ai do të ndiqte. Lulzim Basha dhe mbështetësit e nënvlerësuan Saliun në nisje, pastaj u gjendën të hutuar nga trysnia e ngjarjeve deri sa Saliu fitoi betejën e parë në datën 11 dhjetor. Pas 11 dhejtorit ka nisur beteja e dytmë më e vështirë se beteja e parë. Lufta nuk zhvillohet mes Saliut dhe Lulit por mes properëndimorëve dhe antiperëndimorëve në PD.

Nuk luftohet thjesht kush merr PD por edhe nga do të shkojë PD; në lojë është edhe kahja e vektorit të trajektores shqiptare; më shkoqur e ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve anë e kënd rruzullit tokësor. Ky fakt tronditës aq sa rrit përgjegjësinë që bie mbi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij është edhe një këmbanë alarmi për ata njerëz që mbështesin Sali Berishën; ish pashallarët blu apo anëtarë të thjeshtë. Demagogjisë “i pështyjmë SHBA se e duam fort”, i ka dalë kallaji! Mbi gjithçka fatin e betejës do ta vendosi vendosmëria dhe përgjegjshmëri e veprimeve të Lulzim Bashës dhe strukturave drejtuese nga qendra në bazë të PD.

Saliu luan me taktikën e faktit të kryer; pushton territor dhe pastaj të fton për kompromis nën kushtet e tij! Atij nuk i duhet lënë asnjë zonë boshe, asnjë shteg i lirë; qoftë edhe në ndonjë rrugë këmbësore. Betejë  do të bëhet jo vetëm sipas ligjit e statutit të PD por edhe sipas rregullave e kodeve të kundërshtarit. Nuk duhet të ketë asnjë lëkundje, asnjë frikë. Ndaj të pacipëve, ndershmëria nuk ka vlerë. Përpjekjet e tyre duhen asfiksuar që në embrion. Kush fiton kohën dhe territorin, pothuaj se ka prekur fitoren me të dy duart! Fushë betejë do të jetë edhe përballja ligjore mes palëve. Duhen zhbërë paudhësitë antiligjore të Kuvendit të Saliut. Fakte e dokument që provojnë paligjshmërinë janë me bollëk por ato duhet të qëmtohen e të prezantohen me nivel profesional. E ashpër duhet të zhvillohet edhe beteja mediatike si një ofensivë e vërtetë. Duhet të zhbëhen avantazhet e kundërshtarit: media familiare, aftësia manipuluese e pashoqe e Saliut dhe mosdruajtja e tij për të gjuajtur me shpifje ndaj kundërshtarit. Luzim Basha nuk ka nevojë të shpifë, mjafton të flasi për të vërtetat.

Të flasë por jo të gërvishtë, të denoncojë dhe me zë të lartë! Të vërtetat janë shumë, mos ti mbani nën dhëmballë si deri tani. Denoncimi nuk është besë prerje por çështje parimore dhe detyrim ligjor, është kufiri i sjelljes ku ndahen të ndershmit nga mëkatarët. Por është detyrë edhe e   tjerëve, sidomos analistëve në media, të ndihmojnë fitoren e Forcave properëndimore. Nuk ka vend për analiza sipas skemave akademike e klasike: ngjarje, shkak-pasojë, përgjegjësitë, raporti demokraci/stabilitet, sovraniteti partiak, pabesia etj. Të nxjerrim në pah kush është problemi themelor dhe pas tij të rendisim të tjerët. Nëse situatën brenda vendit e referojmë me gjeopolitikën e rajonit, duket qartë se problemi nuk është thjeshtë të fitojë Basha por është të largohet Berisha nga skena politike shqiptare; kjo urgjent dhe duhet thënë troç. Radha fillon prej këtu, jo nga largimi Bashës. Kjo do thënë me zë të lart dhe me vendosmëri. Heshtja, hezitimi, dhe pavendosmëria na bëjnë aksionerë në bashkëfajësi. Të ndihmosh Fitoren e Forcave Properëndimore është detyrë patriotike si ndaj PD edhe ndaj Shqipërisë. Ta bëjmë detyrën sot që nesër të mos pyesim habitshëm: “Ku ishim vallë?!”. Kemi pak kohë në dispozicion.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 15/12/2021 13:43

    Mali-fusha dhe Fusha mali. Ngordhte saliu dhe kali! Keshtu pat thene nje ish kryetar partie ne vitin 1991!.. cdo ore qe saliu eshte ne politke sjell vetem dem..Aliu

    Përgjigju
  • Fusha: 14/12/2021 20:55

    Ashtu eshte shoku Mali! Shoku Pajtim ka plotesisht te drejte. Nen udheheqjen e forte te partise por sidomos si na meson udheheqesi Env...sorry,Edi, ne duhet me te gjitha forcat dhe mjetet qe cdo shfaqe anti amerikane ti jepet denim i merituar. Pamvaresisht qe populli 500 milionesh amerikan asqe e pjerth fare per antiamerikane por ne meqe kemi b.th me namuz na djeg. Me kete rast, te mos leme pas vemendjes edhe disa shfaqje te huaja qe kritikojne shoqen Kim. Fundja cfare ben policia, pse nuk u hedh hekurat???

    Përgjigju
  • Mali: 14/12/2021 20:00

    Qarte, sakte dhe pa dorashka. Nuk duhet indiferentizem. Shansin qe te jemi me SHBA nuk duhet ta leme ne meshiren e krimineleve si Saliu me flamurin, kokalarin, garon etjjj Mali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!