Në emisionin e fundit GPS, Fareed Zakaria i CNN-it u mor me « konspiracionin » dhe " teoritë konspirative " me të cilat presidenti Trump po luan dhe të cilat po i përdor me mjeshtëri. Sipas gazetarit të njohur të CNN-it, Amerikaështë vendi i mbuluar më shumë se të tjerët nga këto teori. Pas " fake news ", tani po përhapet me shpejtësi edhe " deep news ", " Qanon " ka mbërritur edhe në Shqipëri. Të gjitha këto kanë bërë që pjesa më e madhe e njerëzve në Amerikë të jetojnë në dy realitete paralele dhe secili prej tyre të ketë një zgjidhje për enigmat që shoqërojnë jetën në atë vend. Ai renditi në fillim malin me teori konsiprative që u krijua qysh me vrasjen e presidentit Kenedi e që vazhdoi më vonë edhe me ngjarje të tjera të bujshme.
Ky është konteksti i përgjithshëm botëror që na tregon se ligjërimi publik në shoqërinë e këtij shekulli është futur në spirale të panjohura më parë dhe se diferenca mes asaj që ndodh në të vërtetë dhe asaj që ne rrëfejmë për të sa vjen e thellohet.
Mirëpo, nëse e vëren ligjërimin publik te ne do të shikosh se ai nuk është ende peng i teorive konspirative, por ngjet më shumë me format primitive të ligjërimit ekzaltues dhe priret të shfaqë sidomos portretin psikologjik të autorëve që kanë të drejtë të marrin fjalën në publik, duke u shfaqur ata jo si zëdhënës të asaj që ndodh, por si interpretë të ngjarjeve dhe si magjistarë.
Janë disa shembuj të vegjël por që kanë një domethënie të veçantë për argumentin tonë. Po e nis me të parin. Po bëhej gati të transmetohej ndeshja me Bjellorusinë dhe moderatorja e sportit në TVSH që del vazhdimisht duke qeshur, po komunikonte me drejtorin sportiv të RTSH-së dhe ai, po ashtu i ngazëllyer, nuk tregonte se çfarë po ndodhte, por përshkruante si një magjistar apo si një fallxhor atë që po shikonte. Dhe kulmin e arriti kur tha që nëse unë e prek topin e ndeshjes ne fitojmë. Shkoi, mori një top dhe doli para kameras. E mora tha. Moderatorja, nga ana tjetër, kishte kaluar në ekstazë. Kjo magji që drejtori i departamentit të sporteve në RTSH i bëri topit me të cilin u luajt ndeshja na solli dhe fitoren sipas RTSH-së. Ky nuk është thjesht banalitet, por tregon në mënyrë të ngulët se ligjërimi publik te ne nuk është riprodhim të dhënash apo interpretim faktesh, por është artikulim i një ngazëllimi të turbullt që vjen nga kuptimi i botës si një grumbull rastësish që drejtohet nga shenjat tona. Ndaj edhe emërtimet e këtyre evenimenteve janë me fjalor që merren nga fusha e turbullirave mendore siç janëëndrrat : " Endërr kuqezi " e quan emisionin e tij sportiv me rastin e ndeshjeve të kombëtares RTSH-ja sepse ky aktivitet sipas organizatorëve të saj nuk është një ngjarje që vendoset nga forca e skuadrës, nga taktikat nga përgatitja, pra nuk është një ngjarje reale, ajo është një lloj përplasjeje si në legjenda dhe fati vendoset nga prekja e topit para ndeshjes, nga takimi që ka bërë një prej drejtuesve të RTSH-së me njërin nga stafi. Gjithçka është një mishmash emocional dhe fati i këtij mishmashi vendoset nga fallxhorët. Me këtë mënyrë të rrëfyeri është mbushur pjesa më e madhe e ligjërimit publik.
Gazetari Frrok Çupi, me shumë finesë tregonte në një shkrim të mëparshëm se karakterizimet si " gjigand " apo të tjera janë bërë banale (shih F. Çupi « Para se të vdesë gjigandi ", Tema, 5.09.2020) dhe përdoren jo vetëm pa kriter, por kanë prishur edhe hierarkinë e vlerave dhe modeleve. Pashë në faqen time në fb lajmërimin për një botim për dhjetë gra të suksesshme që nga paraqitja ishte po në këtë hulli. Titulli « 10 gra rrëfime që sfidojnë botën ». Ndër ato gra është edhe një Elona Gjebrea. Kush më thotë nëse e ka dëgjuar ndonjëherë të flasë këtë zonjë të nderuar ? Shembuj të tillë ka pafund. Legjenda, gjigandi, apo karakterizime të tjera absolutiste nuk janë thjesht shprehje e naivitetit mendor, ato na tregojnë përgjithësisht si një popull emfatik, që nuk kemi të zhvilluar racionalitetin, vetëpërmbajtjen, që mendojmë me njolla fantazmash dhe jo me ide që mund edhe të vënë në lojë atë që themi ne.
E lashë për në fund reagimin ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Uashington mes Kosovës e Serbisë nën drejtimin e Trump, sepse ato nuk ishin të papritura. Ajo që të befason në gjithë këtë katrahurë emocionale reagimesh është dëshira jo për të treguar se çfarë ndodhi, por për ta shfaqur identitetin e magjistarit dhe të fallxhorit.
Unë e kuptoj cinizmin, ironinë dhe mosaprovimin e atij spektakli që na u shfaq në Dhomën Ovale prej gazetarëve të huaj, sepse për ta e tillëështë, por nuk mund ta kuptoj qëndrimin prej interpreti që duket sikur vjen nga katedrat e Oksfordit të disa analistëve shqiptarë, të cilët më shumë duan të tregojnë njohuritë e tyre për marrëveshjet dhe jo realisht atë që ndodhi. Vetëm një pjesë e komentatorëve u treguan të përmbajtur dhe interpetuan atë që ndodhi jo atë që duan shqiptarët folklorikë, apo shqiptarët heroikë, apo shqiptarët patetikë e cinikë se çfarë do të duhej të ndodhte. Vetë akti, dmth., pritja dhe përpjekja për të nisur një bashkëpunim në fushën ekonomike është një sinjal normaliteti. Vëmendja e SHBA-ve për Kosovën dhe trajtimi i saj njëlloj si Serbia, pra si dy entitete të ndryshme politike, është shenjë se Kosova dhe rajoni po futen në një proces normal dhe këtej e tutje, në mos tjetër do të diskutojnë për rrugë, autostrada e jo për armë e ndarje territori.
Dhe në fund kampionia e artikulimit publik të një ligjërimi që vjen nga sfera e dervishlerëve është Monika Kryemadhi. Deklarata e saj, fjala vjen, se nuk më zë Covidi se më mbron Abaz Aliu që shkeli çdo etikë normale shëndetësore duke frymëzuar festime kolektive me të rinj dhe duke mos respektuar asnjë masë parandaluese, është jo vetëm e dënueshme,por edhe shenjë e një degradimi mendor dhe arrogancë që e kanë vetëm dervishët kur kundërsthojnë e shfaqin botën e tyre në vende publike. Modeli i saj i të menduarit me kombinime shenjash dhe me deklarata patetike po shkatërrojnë një brez të tërë që rrinë e e dëgjojnë dhe po i mëson ata që në jetë nuk ndodh asgjë, nuk lëviz askush. Fatin e saj e përcaktojnë deklaratat e mia, lidhja që unë kam me Abaz Aliun. Ky tmerr në ligjërimin publik jo vetëm po na merr frymën, por e ka bërë spektaklin që shohim çdo natë e çdo ditë si një panair budallenjsh ku secili dallohet jo nga shkalla e sëmundjes, por nga veshja.
Baxhell e keqe kjo lavirja Monik
Përgjigju