COVID-19/ 707 raste pozitive dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 707 raste të reja pozitive dhe 4 viktima nga COVID-19. Gjithashtu sot janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.

Nga 3307 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (13 Janar 2021)

Raste të reja ditore        707

Të shëruar në 24 orë      439

Të shtruar në spitale      268

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore               3307

Testime totale            300,413

Raste pozitive             65,334

Raste të shëruara       38,860

Raste Aktive                25,218

Humbje jete                 1256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14542

Fier        1819

Shkodër   1384

Durrës  1363

Lezhë    998

Vlorë     1028

Korçë    934

Elbasan  968

Berat     812

Dibër     536

Gjirokastër 461

Kukës    373

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore, 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Si do të votohet në Kryeqytet? Ja si do të ndaheshin deputetët nëse zgjedhjet do të bëheshin sot