Koronavirusi ka prekur edhe bashkinë e Gjirokastrës. Mësohet se katër persona janë infektuar me COVID-19, tre prej të cilëve janë punonjës të bashkisë dhe tjetri është një ish-zyrtar.
Sot është dhënë urdhri që asnjë punonjës në bashki nuk do të lejohet të hyjë pa maskë dhe doreza në ambientet e brendshme të bashkisë. Por nga ana tjetër mungon ndërgjegjësimi qytetar. Rrugët në qytetin e Gjirokastrës janë të mbushura plot me qytetarë, të cilët qëndrojnë grumbull.
Deri tani në vendin tonë betejën me koronavirusin e kanë humbur 48 persona. Ditën e djeshme vdiq një 34-vjeçare, e cila vuante edhe nga sëmundje të tjerë dhe një 90-vjeçar.
Lajmi kryesor:
49 viktima/ Ndërron jetë një 66-vjeçar! 78 të prekur në 17 qytete! Vatrat më të nxehta në Shkodër dhe Krujë! Mbyllet bashkia e Delvinës (VIDEO)
Komente











