TIRANË- Rastet me koronavirus në vendin tonë vazhdojnë të rriten, e ndërsa, fatkeqësisht prej mëse një jave është raportuar çdo ditë për një viktimë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë një 66-vjeçari i cili prej një jave ishte i shtruar në Urgjencën e spitalit Infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit nga 344 testime janë regjistruar 78 raste të reja me COVID-19. Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja. Në total në Shqipëri betejën me koronavirusin e kanë humbur 49 persona.
Vatrat më të nxehta me COVID-19 janë në Shkodër, Krujë dhe Tiranë. Ndërsa mësohet se nga virusi është prekur edhe bashkia e Gjirokastrës, ndërsa pas 6 rasteve të reja është mbyllur edhe bashkia e Delvinës, pasi njëri prej të infektuarve ishte punonjës i bashkisë.
"Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Sipas ministrisë lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.
Ministria kërkon nga qytetarët që të zbatojnë rregullat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
"Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën. Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda. Ruani distancën fizike në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambienteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve. Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve".
Apeli për qytetarët
Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit. Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes për barnat me rimbursim, apo infromacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
COVID-19 – Statistika (25 Qershor 2020)
Testime totale 24711
Raste pozitive 2192
Raste të shëruara 1250
Raste Aktive 894
Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 176
Shkodër 153
Vlorë 79
Fier 41
Lezhë 26
Korçë 20
Kukës 12
Elbasan 9
Gjirokastër 6
Berat 2
Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë pas analizave të 16 tamponëve të marra ditën e sotme. Bëhet fjalë për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre, të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit të prekur në këtë qytet me COVID-19. Personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një ambient të mbyllur. Këto shifra pritet të dalin ditën e nesërme me anë të njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Sot u identifikuan 6 raste të reja, mes tyre një punonjës i bashkisë në këtë qytet, duke e çuar në 11 numrin e të prekurve me koronavirus.
Rastet e reja me covid-19 në Kukës dyshohet se janë infektuar gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore. Sipas drejtorit të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Kukës, Fadil Morina aktualisht Kukësi është në shifrat e 11 rasteve por nga ritestimi i bërë gjatë ditës së djeshme nga këto raste dy kane dalë negativ. Morina i bën apel qytetareve për mbajtje të maskave në ambientet publike,
""Po gjurmojmë të gjitha rastet e kontaktit, jo vetëm me të afërmit por të gjithë të pjesëmarrësit që kanë qenë në atë ceremoni mortore. Ne po gjurmojmë çdo rast Kujdesi më i madh duhet të tregohet në Kukës. Qytetarët duhet të kenë kujdes. Virusi nuk ka ikur. Grumbullimet duhet të shmangen. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe maskën duhet ta kenë me vetë në çdo moment", tha Morina.
Sipas Drejtorit Morina grupet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kukës janë 24 ore në terren për gjurmimin komunitar epidemiologjik të rasteve me qellim mbylljen e vatrave në Kukës. Për situatën në Has dhe Tropojë, Morina theksoi se gjendja është e qetë dhe nuk ka raste pozitive.
Ditën e sotme ka ndërruar jetë një 66-vjeçare me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se 66-vjeçari ka qenë i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë në Urgjencën e Infektivit në QSUT.
"Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.
Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca anti-COVID vijojnë të jenë në terren 24/7 për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë", njofton ministria.
Tirana sot ka regjistruar 12 raste me koronavirus. Ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se mes tyre është edhe një mjek i pediatrisë më QSUT. Mësohet se pas identifikimit të rastit mjeku është izoluar. Aktualisht në vendin tonë janë 23 fëmijë të infektuar me COVID, por të gjithë marrin trajtim mjekësor në shtëpi dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur shenja të rënda.
Qyteti i Delvinës sot regjistroi 6 raste me koronavirus, ku sipas burimeve njëri prej tyre ishte punonjës i bashkisë. Menjëherë pas konstatimit, mësohet se bashkia ka bërë dezinfektimin dhe është mbyllur. Mësohet se 6 personat të cilët sot janë konfirmuar me COVID janë raste kontakti të një 64-vjeçari, i cili dyshohet se është infektuar nga dy shtetas nga Kosova.
Shkodra është vatra me e nxehtë me 14 raste të reja. Mësohet se 2 persona janë punonjës të një fasonerie, ndërsa rastet e tjera janë kontakte të personave të infektuar më parë.
13 rastet me covid-19 në Krujë janë kryesisht kontakte të të prekurve të mëparshëm. Ndërsa kohet e fundit infektimet e reja janë kryesisht infektime komunitare qe nuk dihet nga mund të jenë infektuar.
Në Korçë një 82-vjeçare ka rezultuar pozitive me COVID-19. Mësohet se e moshuara është trajtuar prej ditësh në spitalin e qytetit te Korçës. Ajo ka pasur shenja të koronavirusit dhe pas testit ka rezultuar pozitive. Mjeket epidemiologë kane nisur menjëherë hetimin epidemiologjik, për të zbuluar kontaktet e të moshuarës si dhe izolimin e tyre.
Koronavirusi ka prekur edhe bashkinë e Gjirokastrës. Mësohet se katër persona janë infektuar me COVID-19, tre prej të cilëve janë punonjës të bashkisë dhe tjetri është një ish-zyrtar.
Sot është dhënë urdhri që asnjë punonjës në bashki nuk do të lejohet të hyjë pa maskë dhe doreza në ambientet e brendshme të bashkisë. Por nga ana tjetër mungon ndërgjegjësimi qytetar. Rrugët në qytetin e Gjirokastrës janë të mbushura plot me qytetarë, të cilët qëndrojnë grumbull.
Deri tani në vendin tonë betejën me koronavirusin e kanë humbur 48 persona. Ditën e djeshme vdiq një 34-vjeçare, e cila vuante edhe nga sëmundje të tjerë dhe një 90-vjeçar.
Ky Problem do te zgjat per shum vite dhe nuk mund te rein njerzit gjth jeten ne karantine, keshtu qe mesohuni te jeni te kujdesshem.
PërgjigjuTiu dali flaka se deri ime na thonit qe rama po ju merr lirin.se po ju myll me zor rrini merrni veten ne qaf ime njerez pa kultur,i respektoni rregullat vec me dhun si kafsh.
PërgjigjuKruja zone e nxeht, po pse mungon ne listen e rasteve aktive?
PërgjigjuHabitem pse nuk rifillon karanrinimi i popullsise. Cfare prisni qe te shikoni njerez te shtrire neper trotuare znj. Manastirliu?
PërgjigjuTe mbyllet me një herë
Përgjigju