8 viktima me koronavirus në Shqipëri/ Pëson infarkt në Spitalin Infektiv 66-vjeçari me sëmundje kronike

Shkon në 8 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri që kanë ndërruar jetën. Sot, pas dy ditësh trajtim në Spitalin Infektiv në QSUT në Tiranë, humbi jetën një pacient 66-vjeçar nga Fieri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 

"Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes", thotë ministria në një njoftim zyrtar.

Mbrëmë u shënua viktima e shtatë, një 85-vjeçare e cila vuante nga disa sëmundje kronike. E moshuara u dërgua me urgjencë pasditen e djeshme në gjendje të rëndë tek Infektivi në QSUT, ku nga analizat rezultoi se ishte e infektuar me COVID-19.

Viktimat me koronavirusi në Shqipëri

11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars ndërroi jetë 85-vjeçarja nga Tirana
27 mars ndërroi jetë 66-vjeçari nga Fieri


Lajmi kryesor:

8 viktima me koronavirus/ Sot 12 raste të reja! 186 të infektuar në 16 qytete...Mes 31 të shëruarve, 2 nga bluzat e bardha (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!