
Britania e Madhe ka regjistruar në 24 orët e fundit 616 viktima nga infeksioni I koronavirusit teksa totali i vdekjeve në vend ka shkuar në rreth 19 mij rreth 19 mijë.
Nga totali i viktimave të ditës së sotme, 514 vdekje janë regjistruar në Angli,102 në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.
Autoritetet gjithashtu kanë raportuar për 4600 raste infeksioni të rinj që e çojnë bilancin total të të prekurve nga koronavirusi në më shumë se 139 mijë të infektuar.
Ndërkohë kryeministrja e Skocisë Nikola Sturgeon ka deklaruar sot se Skocia do të finalizojë një seri masash lehtësuese për rikthimin në normalitet, pavarësisht nga vendimet e Londrës.
Masat lehtësuese parashikojnë rifillimin e një pjese të aktiviteteve si dhe rihapjen graduale të shkollave, edhe pse paralajmëroi se aktivitetet masive “do të duhet të presin disa muaj”.
Lajmi kryesor:
COVID/ Shifra shpresëdhënëse e të shëruarve në Itali! Në Europë shumë vdekje në azile...Studimi në Francë: Nikotina mbron nga koronavirusi




