COVID-19 në Greqi/ 610 raste të reja dhe 34 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi/ 610 raste të reja dhe 34 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 610 persona dhe kanë humbur jetën 34.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje të vogël, ndërkohë është regjistruar 1 viktimë më shumë gjatë 24 orët e fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 319.

Numri i infektimeve ka shkuar 147860, ndërkohë që numri i viktimave është 5421 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria ditën e sotme ka njoftuar hapjen e pjesshme të tregtisë me pakicë, rihapjen e parukerive dhe qendrave të për kujdesit me përjashtim të zonave të kuqe si pasojë i një rekomandimi nga Komiteti i Sëmundjeve Infektive.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se kompanitë e prekura nga pandemia do të përfitojnë nga përjashtimi për të paguar qiranë në shkurt dhe pronarët e këtyre bizneseve do të kompensohen  në masën 80% të qiras.

Gjithashtu të gjithë të papunët do të marrin ndihmë ekonomike edhe për 2 muajit e ardhshëm.

Dy ditë më parë, në mediat greke ka qarkulluar edhe letra që i ka drejtuar kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Këshillit të Evropës për krijimin e një certifikate e cila do të përdoret si mjet prove për vaksinimin me qëllim qarkullimin më të lehtë brenda BE-së.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, ku janë marrë dozat e para të vaksinës Pfizer.

Pas miratimit nga Agjencia Evropiane e Barnave të vaksinës Moderna, në Greqi ditëve sotme kanë mbërritur 8 mijë dozat e para të saj dhe pritet të vijnë të tjera.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë