Covid-19, origjina, mutacionet dhe fundi, të gjitha misteret për koronavirusin

Covid-19, origjina, mutacionet dhe fundi, të gjitha misteret për koronavirusin

Studiuesit në të gjithë botën po studiojnë koronavirusin e ri, për të njohur çdo aspekt të tij. Por ka ende shumë zona të errëta, të cilat e bëjnë Sars-CoV-2 të panjohur në shumë mënyra.

Është studiuar dhe analizuar nga të gjitha pikëpamjet, nga origjina në metodën e difuzionit. Por koronavirusi i ri, fajtor për pandeminë që e ka ulur botën në gjunjë, mbetet ende pjesërisht një mister. Përkundër hulumtimeve të shumta, në të vërtetë, origjina e tij është akoma e pasigurtë dhe kundërshtuese për përfundimin e emergjencës  shëndetësore. Këtu janë të gjitha vrimat e zeza mbi njohuritë Covid-19.

Nga rrjedh koronavirusi i ri?

Sipas virologëve kryesorë në botë, origjina e koronavirusit rrjedh nga një patogjen i pranishëm në lakuriqët, gjitarët që konsiderohen "rezervuarë viralë", sepse janë të aftë të mbartin viruse të ndryshme. Megjithatë, është e paqartë se si koronavirusi bëri kalimin nga lakuriqët te njeriu. Sipas studiuesve, infeksionet e para ushfaqën në tregun e lagësht të Wuhan, ku kafshët e gjalla shiten dhe theren në vend.

Një nga hipotezat është se Sars-CoV-2 kaloi direkt nga lakuriqët te njeriu. Sipas ekspertëve të tjerë, megjithatë, ekziston një kafshë "yndyrore" e ndërmjetme, e cila pasi u infektua nga lakuriqët, nga ana tjetër ia transmetoi virusin njerëzve. Një gjitar i vogël i mbuluar me luspa, u akuzua se ishte lidhja midis lakuriqit dhe njëriut.

Një studim i realizuar nga ‘Nature’ dhe i publikuar dje sugjeron që koronavirusi është 96% i ngjashëm me një virus të gjetur në një shpellë në Yunnan, në Kinë, ku vepron një grup studiuesish që analizojnë patogjenët e lakuriqëve. Por ky virus kishte një karakteristikë jo të parëndësishme: nuk mund të infektojë njerëzit. Studiuesit dyshojnë se paraardhësi i koronavirusit u nda midis 40 dhe 70 vjet më parë nga familja e një lloj lakuriqi, duke kaluar tek kafshët e tjera para se të arrinte te njerëzit.

Një hipotezë tjetër mbi origjinën e koronavirusit është ajo që lidhet me një gabim të supozuar laboratorik. Që nga fillimi i pandemisë, Laboratori Kombëtar i Biosigurisë në Wuhan, ku studiohen patogjenë të rrezikshëm, ka qenë I shënjestruar me shigjeta zjarri. Kohët e fundit, ishte Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ai që ngriti dyshime të reja për gabimin njerëzor, i cili tha se ai ka "prova të mëdha për të mbështetur teorinë se koronavirusi ka origjinën në një laborator të virologjisë në Wuhan, jo në një treg të kafshëve të egra aty pranë”. Pretendime të ngjashme këto edhe me ato të bëra nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Por ekspertët më të mëdhenj në botë nuk kanë dyshime për origjinën natyrore. Pas deklaratave të Trump dhe Pompeo, Organizata Botërore e Shëndetit përsëriti se "virusi ka të ngjarë të ketë origjinën nga lakuriqët. Të gjitha provat e disponueshme sugjerojnë se virusi është me origjinë shtazore dhe nuk është trajtuar apo ndërtuar në një laborator

Si përhapet?

Virusi i frymëmarrjes kryesisht përhapet nga një person në tjetrin për shkak të pikave të pështymës, të emetuara nga kolla, me anë të teshtitjes ose duke folur. Infeksioni gjithashtu mund të merret përmes "duarve të ndotura (jo të lara)", nëse prekim gojën, hundën ose sytë. Këto pika janë shumë të rënda për të qëndruar në ajër për një kohë të gjatë dhe bien pothuajse menjëherë, duke u vendosur në sipërfaqet përreth. Në fakt, disa studime kanë treguar praninë e virusit edhe në sipërfaqe, por mbijetesa e virusit edhe në këto kushte është e pasigurt dhe ekspertët janë të ndarë në këtë pikë. Në raste të rralla, ngjitja mund të ndodhë edhe përmes kontaminimit fekal.

Mutacionet e Sars-CoV-2

Sars-CoV-2 "po vazhdon të ndryshojë". Kjo u deklarua nga Massimo Ciccozzi, drejtues i Njësisë së Statistikave Mjekësore dhe Epidemiologjisë Molekulare të Universitetit Bio-Medico Campus në Senatin Italian. Sipas një studimi të kryer nga studiues të Universitetit të Zhejiang, në Kinë koronavirusi  ka krijuar të paktën 30 shtam, ndryshime  të ndryshme. Shkencëtarët argumentojnë se Sars-CoV-2 ka ndryshuar për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme. "Shqetësimi është se, nga mutacioni në mutacion, ai mund të ulë fuqinë e tij të infektimit. Dhe në fakt, këto dy ditë është raportuar se "virusi Covid-19 po humbet fuqinë". Megjithë numrin më të ulët të vdekjeve, sigurisht për shkak të terapive por edhe për humbjen e fuqisë së virusit", nga ky këndvështrim, shkencëtarët duhet ende të hetojnë shumë gjëra, për të kuptuar në cilin drejtim po shkon evolucioni i Sars-CoV -2.

Pengesa e imunitetit

Testet serologjike do të tregojnë nëse një person ka zhvilluar antitrupa ndaj Sars-CoV-2. Ekzaminimi, në të vërtetë, do të zbulojë praninë në gjakun e Imunoglobulinave M (IgM), të cilat manifestohen në fazën e parë të infeksionit dhe zhduken shpejt, dhe të Imunoglobulinave G (IgG), të prodhuara pas 14 ditësh dhe me një jetë më të gjatë. Prania e IgM tregon një infeksion të vazhdueshëm, ndërsa ai i IgG mund të tregojë që personi ka kontraktuar Covid-19, por tashmë është rikuperuar. Problemi, megjithatë, ka të bëjë me kohëzgjatjen e imunitetit të dhënë nga ndonjë antitrup. Sa kohë mund të ndihet i sigurt një pacient i cili tashmë e ka mposhtur Covid-19 pa rrezikuar që të infektohet përsëri? Për momentin, ekspertët nuk mund t'i përgjigjen kësaj pyetjeje, sepse imuniteti do të duhet të monitorohet me kalimin e kohës. Por Gianni Rezza, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive të Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, tha se: "Për imunitetin dhe sa mbrojtës dhe zgjat ai, duhet të studiohet akoma.

Kur do të përfundojë pandemia?

Gjatë muajve të fundit, disa parashikime janë përhapur në lidhje me përfundimin e epidemisë së re të koronavirusit. Por kohëzgjatja e saj mbetet një mister. Një studim i Qendrës për Kërkime të Sëmundjeve Infektive dhe Politikë të Universitetit të Minesota në SHBA vlerësoi fundin e epidemisë në 18-24 muajt e ardhshëm. Sipas ekspertëve, në fakt, Covid-19 duhet të ndalojë qarkullimin kur 60-70% e popullsisë ka kontraktuar virusin, duke zhvilluar antitrupa. Që kjo të ndodhë, pandemia mund të ndiqte tre rrugë të ndryshme. Mundësia e parë: pandemia e përsëritur e pranverës 2020 mund të pasohet nga disa valë të vogla të përsëritura, për një ose dy vjet. Skenari i dytë i krijuar nga ekspertët parashikon një valë të dytë në vjeshtë ose dimër të këtij viti, e ndjekur nga kthimet më të buta në vitin 2021, ndërsa hipoteza e tretë parashikon vazhdimësinë e ngjitjes së infeksionit  në një mënyrë të ngadaltë dhe pa një model të saktë.

Fillimisht, virologët mbronin mundësinë që Covid-19 të zhdukej me ardhjen e verës, falë rritjes së temperaturave. Në këtë pikë, megjithatë, mendimet e ekspertëve janë shumë kontradiktore dhe është ende e paqartë nëse nxehtësia mund të ndihmojë kundër koronavirusit të ri.

Më në fund, ka nga ata që argumentojnë se koronavirusi nuk do të na braktisë kurrë. Kjo është teza e një grupi shkencëtarësh nga Instituti i Biologjisë Patogjene të Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore. Sipas tyre "Në Kinë ka ende shumë raste të njerëzve që kontraktojnë virusin në mënyrë asimptomatike, pavarësisht se epidemia është nën kontroll. Kjo hap skenarin e një sëmundje me të cilën speciet njerëzore do të duhet të jetojnë për një kohë të gjatë ". Covid-19 mund të vazhdojë të qarkullojë, duke ndjekur modelin sezonal, ashtu si edhe gripi.

Pavarësisht studimeve të shumta mbi këtë temë, ka ende shumë hije rreth koronavirusit  dhe, për të marrë një njohuri të plotë të Sars-CoV-2 do të duhet ende ka kohë, pasi është një virus plotësisht i ri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg