Mitingu i PD në fushatë, Frrok Çupi: Vulgare! Etjen Xhafaj: Arkitekt ishte Berisha, ka 30 vite që u nxjerr sytë njerëzve me dy gishtat

Analisti Frrok Çupi tha se jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë për ta vrarë në shesh, ndërsa i revoltuar por edhe i befasuar u shpreh se nuk e priste që PD të krijonte atë lloj mitingu e grumbullimi në kohë pandemie duke rrezikuar gjithçka nga marrëzia e një lideri që dëshiron të duket e shes mend. Çupi tha në emisionin 'Repolitix' në Report tv se PD me këtë miting sfidoi jetën, ligjin dhe rregullat, ndërsa idenë e autokolonave të makinave iu duk një idiotllik duke e krahasuar me dasmat e fshatit që të ftuarit donin të shinin mend me makinat që blinin në vendet ku jetonin jashtë.

"Një grumbullim aq i madh nuk e prisja nga PD, nga asnjë parti se prisja por as nga PD se prisja. Ajo është një shkelje e hapur ndaj rregullave dhe një zbritje në shumë shkallë dhe në një nivele deri tek ata njerëz që besojnë që nuk ka COVID. Është një marrëzi, është në budallëk, ta bësh zyrtarisht këtë gjë, publikisht, botërisht do të thotë sfidon, bën një sfidë të panevojshme kundër ligjit, kundër shteti, kundër rregullit, kundër jetës. Kjo është një gjë. Tjetra është se PD nuk po del kurrë nga prapambetja, njësoj si sot si një vit më parë, madje po të ishte bërë ky miting pa COVID në 1995 do ishte brenda një konfigurimi politik. Ky sot ishte vulgarë të vjen keq. Përdorimi i makinave ishte më idioti që ka qenë atje dhe ka thënë se sillni disa makina që të kujton dasmat e fshatit të largët dhe shet mend me makinën qe ka marrë në Londër apo në perëndim dhe vjen aty. Edhe qëndrimi i tyre në makinë do të ishte shumë e shëmtuar, është simbol si të futesh në kafaz, është një simbol i tmerrshëm. Jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë për ta vrarë në shesh", tha Çupi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Topollaj: Nëse marr më shumë vota se Patozi, bëhen unë deputet, edhe sikur Bindja Demokratike të marr 1 mandat  

1616705640_Screenshot1.jpg

Kandidati i Bindjes Demokratike në Tiranë, Fabian Topollaj tha se partia e tij kërkon ndryshimin dhe se në zgjedhje ka hyrë me lista 100 % të hapura. Për të vërtetuar këtë Topollaj, gjatë emisionit "Repolitix" tha se ai është renditur i 5-i në listën e Tiranës dhe Astrit Patosi i pari dhe nëse ai merr qoftë edhe një votë më shumë do të hyjë në Kuvend edhe sikur Bindja Demokratike të fitojë vetëm një mandat. Topollaj tha se Bindja Demokratike e di që nuk mund të rrëzoj dot liderët e partive sot, por kërkon që t'u imponohet atyre për të sjellë ndryshimin.

" Për të treguar se ne duam ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura po ju them se mandatit midis nesh do e marri ai që ka 1 votë më shumë se të tjerët. Nëse unë marr vota më shumë dhe Bindja Demokratike merr një mandat e marr unë dhe jo Astrit Patozi. Deri këtu nuk ka dyshime për qëllimin tonë të listave të hapura dhe të ndryshojë sistemin. Ne nuk do të përmbysim male dhe nuk presim të rrëzojmë liderët e tre partive njëkohësisht dhe të duam nuk mundemi, të flasim drejt, por ajo që në duam është t'u imponohemi", tha Topollaj.

Ora 22:39
Çupi: PD hyn në këto zgjedhje me shumë disavantazhe, më i rëndi, bashkëpunimi toksik me LSI-në

1616705704_Screenshot5.jpg

Analisti Frrok Çupi tha se PD hyn në këto zgjedhje me shumë disanvantazhe, por më i madhi është ai i bashkëpunimit me LSI, duke e cilësuar si një barrë të madhe toksike që PD mban mbi shpatullat. Në emisionin 'Repolitix', Çupi tha edhe dalja e partive të reja nga radhët e demokratëve dhe fakti që PD nuk ka marrë kurrë vota të socialistëve janë disa nga disavantazhet e tjera.

"PD vjen me disa disavantazhe në këto zgjedhje. E parë është se prej saj kanë dalë disa parti te reja. Gjithashtu duhet thënë dhe pranuar se PD si parti se ka pasur kurrë simpatinë e të majtëve në Shqipëri dhe nuk ka marrë kurrë votat e tyre, ndërsa PS ka marrë vota të demokratëve. Pra këto marrin vetëm vota të PD dhe ky është disavantash shumë i madh. Ndërsa disavantazhi më i madh dhe që vjen me një barrë toksike për PD është bashkëpunimi me LSI-në. Qytetarëve u krijohet ideja se po fitoi PD ka fituar Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

Ora 21:55
Mitingu i PD, Etjen Xhafaj: Arkitekt ishte Berisha, ka 30 vite që u nxjerr sytë njerëzve me dy gishtat (VIDEO)

Kandidati i PS për Tiranë, Etjen Xhafaj tha se sot u bë e qartë diferenca mes socialistëve dhe demokratëve dhe se kjo që ndodhi është tregues i qartë se ku duhet të votojnë qytetarë më 25 prill. Xhafaj tha se skenari i sotëm nuk ishte i Bashës, por arkitekti i saj ishte Sali Berisha, i cili ka 30 vite që përplas shqiptarët dhe se me dy gishtat e tij u ka nxjerrë sytë të gjithëve.

"Mandatin e tretë e duam se kemi qeverisur mirë dhe të vazhdojmë të qeverisim mirë. Ne jemi në garë elektorale ku përballen disa palë, ku partitë kryesore sulmohen mes tyre për të treguar diferencat dhe sot diferenca ishte më se e dukshme. Ai ndërron qëllimisht orarin, ti e di që kundërshtari do të respektojë rregulla dhe ti nuk ke ndërmend ta bësh, nxit skena të tilla dhe i njëjti arkitekt i kësaj nuk është Lulzim Basha, por ai që përgatiti të përplasë turmat me turmat, Sali Berisha, i cili ka përplasur shqiptarët prej 30 vitesh dhe me ato dy gishtat u nxori sytë të gjithëve", tha Xhafaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 25/03/2021 22:44

    Asgjë nuk është e re në atë që thoni ju Z.Cupi pasi pd-ja e ka simbol të politikës së saj marrjen e jetës të shqiptarve në bulevard,për këtë flet 21 janari,marrjen e jetës së shqiptarve në biznesin e zenit,djalit të Saliut,marrjen e jetës së shqiptarve për piramidat e Sali sudes,marrjen e jetës të shqiptarve duke shkatërruar e djegur ushtrinë e futur në luftë veriun me jugun për karrike e Saliut,marrjen e jetës së shqiptarve duke goditur me tank kryeministrin e shumë e shumë të tjera,prandaj do me falesh z.Cupi por populli ka një thënie mu... nuk bëhet hallve,e vetmja zgjidhje njërës braktisni kriminelët dhe ata që i kanë duart me gjak shqiptari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë