Veliaj: Jam i lumtur që sot kemi një takim ndryshe me familjet e reja të Tiranës që kanë vendosur ta shohin të ardhmen e tyre në Tiranë. Është momenti për ti bërë vetes një pyetje: Për çfarë merremi me politikë? Përgjigja është: Për fëmijët! Nuk ka një njeri që në prioritetet e veta nuk vë fëmijët e tij.
E di që kjo ka qënë periudhë e vështirë për ata që kanë patur familje të reja. zbulluam që 6 milion dollar pagesë për fëmijët e lindur nuk jepej që nga viti 2008 deri në 2013. Për 93.000 familje u hoq 50 mijë lekëshi për bebet. Edi Rama e riktheu fondin që asnjë fëmijë të mos mbetej pa ndihmesë ekonomike. Ka Bashki si ajo e Tiranës që ia vënë fajin qeverisë, edhe për këtë fond që nuk e shpërndanë vetë, na e vunë fajin ne. Ne e zgjidhëm.
I pyetur në lidhje me kapacitet tej normës në kopshtet publike, për mungesën e ngrohjes dhe shtrateve Veliaj tha:
Në vendet normale çerdhja private është zgjedhje qefi, Tirana është i vetmi vend ku çojmë fëmijët nga halli. Nuk është faj i içerdheve por i politikave të Bashkisë. Kjo është çështje parash. Bashkia gënjen kur thotë se Edi Rama bllokon fondet. Buxheti i Bashkisë në kohën kur Berisha ishte kryeministër ishte 170 milion lekë. Ata kanë bërë 0 çerdhe me këto lekë sepse u morrën me zgjedhjet ndonëse kryeministrin e kishin të tyren”, tha VeliajRama ua çoi në 540 milion buxhetin, ua trefishoi, nuk ua bllokoi. Ata kanë realizuar vetëm 30 përqind. Tirana ka buxhetin më të madh por ata janë të paaftë. Premtimi im është që sapo të kemi Bashkinë të bëjmë pagesat dhe të sigurohemi që asnjë fëmije mos ti mungojë çerdhja.
I pyetur për mungesën e këndeve të lojërave për fëmijët, Veliaj tha se ky është një premtim i parealizuar nga Basha.
"Jemi gënjuar nga ata që nuk do ta rregullojnë kurrë. Kryetari aktual nuk del në fushatë në Tiranë, aty ku merr rrogën sepse këtu ka gënjyer.
“Parku Rinia është në të njëjtën gjëndje ku e la Edi Rama, është vetmi investim që i ka ngelur Tiranës. Ku është një park i dytë? Minimalisht duhet ta bënin një. Sot kishin hapur një shesh pallati te blloku. Po bëjnë zullum në ditët e fundit. Bashkë me qeverinë do kemi moratorium të ndërtimeve, të shpëtojmë hapësirat publike për parqet. Shihni liqenin, po thahet, nuk u mboll as një pemë, por sot liqenit po i shkojnë pallatet në buzë të tij. Do identifikojmë hapësira që të kthehen në parqe. Kemi hapur një qëndër rinore me kosto të biznesit privat. Ndaj nuk është punë fondi por mukajeti. Nëse nuk të jepet për punë, nëse frekuenton vetëm shërbime private dhe harron publike sigurisht që nuk ke çfarë ti japësh këtij qyteti".
Duke iu referuar ndotjes së ambjentit sidoemos në Dajt, Veliaj tha se zgjerimi i bashkisë së Tiranës do e bëjë Dajtin një park në funksion të qytetit të Tiranës.
“Mali i Dajtit na jep mundësinë të shohim çfarë helmesh janë mbi këtë qytet. Në Tiranë nuk ndalohen ndërtimet. Ka 560 pastrues që nuk pastrojnë kurrë. Njerëzit që paguan Bashkia nuk punojnë. Qyteti duhet të ketë pastrues me kohë të plotë. Në anë tjetër, nuk duhet të habitemi se kryetari iBashkisë as në fushatë nuk është në Tiranë. Kur shtëpia është pa zot, ajo qelbet erë. Tirana paguan taksa por askush nuk mbledh plehrat. Nuk është justifikim që varfëria duhet të na kthejë në zhulsa. Nëse kryetari nuk është prezent, qyteti do jetë i pisët. Nëse punëtorët nuk pastrojnë, të hapin krahun. Duhet edhe pak punë vullnetare. Jo çdo gjë mund ta bëjë shteti. Duhet një lloj kujdesi, të ndajmë rolet, qytetari të mbrojë pastërtinë”.
“Jemi qyteti më jomiqësor ndaj çifteve të reja. Në Tiranë sot kemi 450 apartamente sociale, por pasionet politike, injorimi i punës, kanë kaluar kufijtë. 450 apartamente sociale po rrënohen sot sepse askush nuk banon aty, nuk janë shpërndarë. Poshtë atyre pallateve ri për ironi komuniteti rom. Pallatet rrinë bosh, komuniteti rom rri në rrugë. Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak do shpërndajmë banesat sociale. Ata do thonë na ka bllokuar Edi Rama, po në 2011, 2013 kur e kishin vetë qeverinë, pse nuk i shpërndanë? Bashkia nuk jep bonusin e pagesave për ata që paguajnë qera, ne do zhbllokojmë bonusin e banesave.
Ne kemi apartamente të pashitura në Tiranës. Pse jep Basha leje ndërtimi kur nuk shiten? Garancia që mund të të jap është se e provova në ministri, zhbllokova asistencat sociale në Ministri.
Veliaj ka ftuar qytetarët të denoncojnë aktet e korrupsionit dhe vandalizmit.
Punonjësit e Bashkisë tani në fund kërkojnë leje për ndërtimet e vogla. Nuk i kërkojnë vandalëve, atyre që bëjnë pallate, atyre që abuzojnë me pushtetin e Bashkisë. Kërkojnë leje vetëm kur duan të takojnë qytetarët.
Nëse qytetarët nuk merren me politikë, politika merret me ta. Kur një familje nuk merret me politikë çmimi është që kryetari i Bashkisë e mbush qytetin me plehra, ajri i ndotur i qytetit. Të mos merresh me politikën e qytetit do të thotë të mos merresh me të ardhmen e fëmijëve të tu.
Nuk po garojmë për drejtor marterniteti, por për ajrin që thithim.
Nëse doktori nuk vjen për debat, të vijë Luli që kohën më të madhe e kalon në Hollandë.
Ky qytet ka shansin të jetë fëmija ynë.
/Shqiptarja.com