Dëshmia te Krimet, burime: Tahiri
mohon lidhjet me grupin Habilaj

Dëshmia te Krimet, burime: Tahiri<br />mohon lidhjet me grupin Habilaj<br>
Report Tv ka mësuar se përpara prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohuar të gjitha akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt. E vetmja lidhje, sipas tij, me Artan, Moisi dhe Florian Habilaj është ajo e njohur tashmë si kushërinj të largët të cilëve ish-minsitri i Brendshëm iu ka shitur automjetin e tij tip "Audi". Ish-ministri i Brendshëm u pyet sot për 150 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi për akuzat e trafikut të drogës me grupin "Habilaj". 

Tahiri tha për mediat pas dëshmisë te Krimet e Rënda se bejeta e tij tashmë është me drejtësinë për të provuar pafajësinë, ndërsa është i gatshëm të hetohet për çdo akuzë. 

Banda e drogës Habilaj, për të cilën drejtësia italiane kishte hetuar prej kohësh, drejtohej nga Moisi Habilaj, i cili është kushëri i largët i Tahirit. Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje