Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, njëkohësisht kandidati i maxhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit u distancua sot nga çdo akt dhune apo çdo gjest që devijon nga filozofia pozitive e fushatës së tij elektorale.
"Në emër të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe shtabit elektoral të kandidatit të kësaj aleance në qytetin e Durrësit, shprehim indinjatën tonë të plotë për incidentin e ndodhur dje midis disa të rinjve", shkruan Dako përmes një njoftimi në rrjetin social "Facebook".
"Çdo akt vandal apo incident sporadik nuk ka dhe nuk do ketë mbështetjen nga asnjë strukturë e PS-së dhe koalicionit tonë. Ne besojmë që politika duhet t'i bashkojë dhe jo t'i ndajë qytetarët. Ne besojmë në qytetari dhe sjellje në shërbim të qytetarëve, ndaj cilido individ që dëshmon për sjellje tjetër nuk do jetë i mirëpritur në familjen tonë politike", vijoi Dako.
Sipas Dakos, nëse parti politike përdorin flamujt e fushatave si kamuflazh për veprime të dhunshme e për të akuzuar më pas kundërshtarin, ky nuk është problemi ynë. Ne i dënojmë akte të tilla dhe i bëjmë thirrje PD-së që të mos nxisë dhunën dhe konfrontimet fizike.
Dako thekson se, "fushata zgjedhore për kryetarin e Bashkisë së Durrësit është dhe duhet të mbesë një garë ku të mbizotërojë forca e ideve, jo ideja e forcës".
"Aleanca e Shqipërisë Europiane do të bëjë një fushatë qytetare për qytetarët që nga fillimi i fushatës dhe deri në shpalljen e rezultatit, ndaj presim edhe nga pala tjetër politike të kontribuojë njëlloj me ne, në mënyrë që të vendosim një standard qytetarie, ashtu siç e meritojnë qytetarët durrsakë", shkruan në përfundim Dako. /atsh/
/Shqiptarja.com