Ndalesa e rradhës e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ka qënë fshati Vadardhë i Sukthit ku në një takim me banorët premtoi ndër të tjerat rikonstruktimin e rrugës dhe uljen me 30 % taksat vendore ato të pasurisë dhe biznesit.Dako ka deklaruar para banorëve të zonës, se shumë shpejt, në muajin janar- shkurt të 2016, nis puna për rikonstruksionin e rrugës së re nga autostrada deri në bregdet, ndërsa shtoi se të gjitha rrugët dytësore dhe midis lagjeve të Sukthit gjithashtu do të rikonstruktohen.
Gjithashtu kandidati i ASHE deklaroi përpara banorëve të Vadardhës se do të aplikohet menjëherë ulja e taksës së pasurisë për biznesin në masën 30% taksa vendore për popullatën.

Dako ka dhënë edhe një përgjigje për komentet që janë bërë nga kampi opozitar në lidhje me premtimin për përjashtimin nga taksat për tre vjet për bizneset që investojnë mbi 1 milion euro në bujqësi.

“ në këtë angazhim ne nuk flasim për biznese të vogla të cilat i kemi mbështetur gjithmonë dhe do të vazhdojmë ti mbështesim, por për investime nga sipërmarrës të mëdhenj në mënyrë që ti orientojmë ata drejt bujqësisë, pasi me investime të tilla do të hapen shumë vende të reja pune. Pra ky angazhim që do ta vëmë në zbatim që në fillim të mandatit, i drejtohet biznesit të madh për të rritur ekonominë e këtyre zonave”- tha ai përpara banorëve

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)